Basha kërcënon: Minat dhe rruspat e presin çdo projekt te Teatri Kombëtar

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar sot për projektin e qeverisë për ndërtimin e Teatrit të Ri. Në një deklaratë në Facebook, Basha thotë se çdo projekt që parashikon prishjen e teatrit ekzistues do të hidhet në erë nga Partia Demokratike, kur ajo të vijë në pushtet.

Kërcënimi nuk është vetëm kundër qeverisë “Rama”, por edhe kundër çdo biznesi që do të marrë përsipër ndërtimin e kullave në zonën e Teatrit Kombëtar. “Paralajmërimi për Edi Ramën, mafian e ndërtimit dhe mafian e drogës do të formalizohet si një kontratë e Partisë Demokratike me publikun: minat dhe rruspat i presin për çdo projekt korruptiv që do të ndërtohet te Teatri!”,- deklaron Lulzim Basha.

Kreu i PD-së për herë të parë jep dhe një propozim se si duhet të plotësohen kërkesat e artistëve që duan ambiente më moderne. Ai thotë se Teatri i Ri mund të ndërtohet në Bulevardin e Ri të Tiranës, ose tek Piramida.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë i kuptoj artistët që kërkojnë një teatër më komod. Ka disa mundësi për një teatër të ri, si në Bulevardin e ri të Tiranës ose tek Piramida. Teatri aktual restaurohet në shërbim të artit e kulturës, por dhe si monument unik i trashëgimisë kulturore të Tiranës”,- shprehet Lulzim Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke ju kthyer dhe një herë projektit të qeverisë, Basha thotë se varianti për ndërtimin e teatrit në zonën ku është sot është një projekt korruptiv nuk do të lejohet nga PD.

“Rama nuk ka asnjë interes për teatër të ri pa kulla. Afera me Teatrin Kombëtar është për kullat e për të futur në xhep 200 mln euro, dhe jo për Teatrin, sepse për të nuk ka Teatër pa kulla. Vetëm për luks qeveritar, Rama ka shpenzuar aq para sa për të ndërtuar 5 teatro kombëtarë”,- deklaron Lulzim Basha.

Deklarata e plotë e kreut të PD:

“Rama nuk ka asnjë interes për teatër të ri pa kulla. Afera me Teatrin Kombëtar është për kullat e për të futur në xhep 200 mln euro, dhe jo për Teatrin, sepse për të nuk ka Teatër pa kulla. Vetëm për luks qeveritar, Rama ka shpenzuar aq para sa për të ndërtuar 5 teatro kombëtarë.

Unë i kuptoj artistët që kërkojnë një teatër më komod. Ka disa mundësi për një teatër të ri, si në Bulevardin e ri të Tiranës ose tek Piramida. Teatri aktual restaurohet në shërbim të artit e kulturës por dhe si monument unik i trashëgimisë kulturore të Tiranës.

Paralajmërimi për Edi Ramën, mafian e ndërtimit dhe mafian e drogës do të formalizohet si një kontratë e Partisë Demokratike me publikun: minat dhe rruspat i presin për çdo projekt korruptiv që do të ndërtohet te Teatri!”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?