Basha kërcënon Ramën: Revolta është zgjidhja. Me popullin nuk luhet

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar sot për incidentin e ndodhur mes tregtarëve dhe policisë tatimore në qytetin e Shkodrës.

Me tone të ashpra Basha shprehet se Kryeministri dhe administrata e tij janë shkelësit më të mëdhenj të ligjit. Ndërsa shton se revolta është zgjidhja.

“Shteti-bandë i Edi Ramës sot në Shkodër, duke grabitur e kërcënuar me armë qytetarët. Ligji është i shenjtë e duhet zbatuar, por kur Edi Rama me bandën e tij është shkelësi më i madh i ligjit në vend, atëherë revolta është zgjidhja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me popullin nuk luhet.  #Shqipëria më mirë pa Edi Ramën”,- shkruan Basha në Facebook.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?