Basha: Kërkoj zbardhjen e ngjarjes. T’i japim fund valles së tranzicionit
Pasi dha dëshminë për protestën e 8 janarit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se ka kërkuar zbardhjen e ngjarjes.
”Demokratët u thërritën për t’u përdorur si fasadë. Por një pjesë e mirë u distancua nga dhuna dhe unë i përshëndes. Është një nga dëmet më të mëdha që po i shkaktohet Partisë Demokratike për interesat e Berishës”, tha Basha.
Po ashtu Basha nënvizoi se ish-kryeministri Sali Berisha kërkon të pengojë ecjen përpara të vendit me veprimet e tij.
“Duhet t’i japim fund valles 30-vjeçare të tranzicionit, të largojmë valltarët e tranzicionit. Të qëndrosh në krye të PD sot nuk është privilegj, është një mision. Kjo është një betejë që nuk më takon vetëm mua. I ftoj gjithë shqiptarët e ndershëm t’i bashkohen kësaj beteje, sepse e di që shumica absolute e demokratëve dhe socialistëve, e duan Shqipërinë”.