Basha: Krizës në shëndetësi, qeveria i përgjigjet me propagandë. Asnjë masë për të përballuar valën e dytë
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha bashkëbisedimit me gazetarët në selinë blu denoncoi dhjetëra mesazhe të qytetarëve me raste të ngjashme refuzimi me të ndjerin Çekiri, i cili ndërroi jetë dy ditë më parë tëksa priste i dëshpëruar në ambientet e spitalit ndërhyrjen mjekësore.
“Përgjigjja e vetme e qeverisë është një paradë më shumë nga kryeministri, pa asnjë të dhënë sa mjekë, sa infermierë do punojnë në atë spital.
Jam personalisht në dijeni të rasteve me COVID të refuzuar nga sistemi shëndetësor.
Nëse plani ynë do të ishte vënë në veprim do të kishim funksionale kapacitete për të pritur të prekurit me covid dhe mundësi që të përballonim të tjerë
Pacientëve u duhet të presin shumë ditë për të bërë tamponin. Babai i një kolegut tuaj ka pritur 6 ditë me simptoma për të bërë tamponin.
Shumica dërrmuese e qytetarëve nuk mund ta përballojnë koston e paketës së trajtimit me paratë e tyre. Qeveria, asnjë masë për të përballuar valën e dytë. Vala e dytë që sapo ka nisur e gjen të papergatitur këtë qeveri dhe Edi Ramën për ta përballuar. Prej 4 javësh kërkoj të ndërmerren 4 hapa të thjeshtë:
1. Minimumi 2500 testime në ditë.
2. Mbulimi i kostove të paketës së trajtimit të COVID, të merret përsipër nga shteti.
3. Mobilizimi total i sistemit, për t’u përballur me çdo nivel të trajtimit të të sëmurëve.
4. Bonusi 1000 € për mjek, 500 € për çdo infermier.
Kemi humbur 4 javë kohë të çmuar për shkak të papërgjegjshmërisë së qeverisë.
Sot sistemi është në kolaps dhe asnjë regji qendrore nuk e fsheh dot këtë.
Rënia e konsumit, treguesi më alarmamues i varfërisë që po shtrihet në shtëpi.
Të gjitha shifrat e rënies ekonomike janë tregues i papunësisë që rritet dita-ditës.
Një qytetar humbi jetën në sytë e të gjithëve, përgjigjja e qeverisë vetëm arrogancë.
Me çfarë do t’i blejnë ilaçet të papunët, të varfrit e shtuar të Shqipërisë?
Buxheti 2021, 1.6 milionë euro për zyrën e kryeministrit
Në projekt buxhetin e vitit 2021 dua të merrem vetëm me shëndetësinë. Kanë planifikuar vetëm 3.3% të buxhetit, ndërkohë që për koncensionet 118 milionë euro. Për ndërtime godinash dhe zyra duke përfshirë për zyrën kryeministrore 38 milionë euro.
Fondet për luks zyrash dhe konçesione korruptive, të barabarta me gjysmën e paketës sonë të rimëkëmbjes.
Asnjë vend në Europë nuk shpenzon sa Edi Rama për konçesione, 1/10 e gjithë ekonomisë.
Asnjë kit testimi nuk është blerë nga qeveria, të gjitha dhuratë nga donatorët.
”, deklaroi kryedemokrati Lulzim Basha.