Basha: Kryeministri dështoi në betejën kundër drogës. Shqipëria burim kryesor i trafikimit të kanabisit në BE

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, me anë të një postimi në rrjetet sociale, shkruan se kryeministri Rama ka dështuar në betejën kundër drogës.

Basha shprehet se nën drejtimin e Ramës, raportet ndërkombëtare e nxjerrin Shqipërinë si burim kryesor në trafikimin e kanabisit në BE.

“Edi Rama e ka cilësuar si një histori suksesi betejën kundër drogës. A ka qenë realisht e tillë?

Jo. Në raportin e fundit të Europol, Shqipëria cilësohet burim kryesor i trafikimit të kanabisit në BE”, shkruan Basha.

SHKARKO APP