Basha kujton Sokol Olldashin: Gara mes nesh ishte e vërtetë, e paprecedentë
* Basha: Letra e Dakos për ish-kreun e bandës së Durrësit, prova që krimi ka kapur shtetin. A do mbledhë kanaçe Lul Berisha?
Lulzim Basha flet sot për një Parti Demokratike tjetër. Në studion e emisionit “Të paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi në News24, Basha përballë analistëve Fatos Lubonja dhe Andi Bushati do të përgjigjet për të gjitha çështjet e aktualitetit, deklaratat e tij për hapjen e PD-së, zgjedhjet e 2017-ës, procesin e integrimit dhe për koalicione parazgjedhore.
Por biseda ka nisur me një temë të ditës, siç ishte letra e kryebashkiakut të Durrësit drejtuar gjykatës për Lulzim Berishën.
Basha tha se kjo është prova më e qartë që krimi ka kapur shtetin. Ai shtroi pyetjen: A do të mbledhë kanaçe Lul Berisha në plazhin e Durrësit?
Ylli Rakipi: Zoti Basha ju sot keni shkuar personalisht vetë për të bërë një kallëzim tek Prokurori i Përgjithshëm, një koment…
Lulzim Basha: Nuk mendoj se ka shumë vend për koment. PD dhe unë kemi afro 2-3 vite që prej fillimit të kësaj qeverie që kemi denoncuar si problem kryesor të kësaj qeverisje lidhjen me krimin. Kjo është prova më e qartë se si krimi ka kapur shtetin. Nëqoftëse ka një risi këtu është se ka dalë haptas. Është edhe përdorimi i automjetit të ministrit nga banda e Habilajve dhe ky është rasti i dytë, ku kryetari i bashkisë ofron punë si një kusht për lirimin e Lulzim Berishës. Nuk është rasti i vetëm. Kemi rastin e Klemend Balilit dy ditë më parë; rastin e Armando Prengës.
Për të qenë të vërtetë, ky njeri, Lul Berisha i liruar tani ka qenë edhe pjesë e PD.
Asnjeherë.
Vite më parë ka rrahur Servet Pëllumbin.
Ky njeri është arrestuar në vitin 2006.
Por ka rrahur edhe Servet Pëllumbin…
Sepse ky njeri bënte ligjin. Është arrestuar në Maqedoni, që tregon se shteti shqiptar ka bërë një përpjekje ekstra për arrestimin e një prej kokave të krimit. Është dënuar me burg të përjetshëm nga gjykatat e vendit. Çështja qëndron këtu. Ky thotë, e tha edhe Kryeministri sot në parlament që një qytetari t’i jepet mundësia të bëjë punë vullnetare në bashki. Çfarë do të thotë kjo që Lul Berisha do mbledhë kanaçe në plazhet e Durrësit?! Ka njeri që e beson këtë që Lul Berisha do bëjë punë publike për Vangjush Dakon.
Andi Bushati: Zhurma që po bën PD rreth këtij fakti, të krijon përshtypjen sikur po bëjmë një shtrembërim të realitetit. Letra e Dakos është vetëm një pikë në puzzl-in gjyqësor. Kemi një sërë procesesh gjyqësore që tregon për një trupë gjyqësore të kapur nga krimi. U duk sikur PD do të fokusohej tek aspekti politik.
Nuk është ky rasti për të diskutuar qëndrimin e PD-së. PD ka qenë e qartë në qeverisjen e mëparshme kur ka arrestuar këtë dhe shumë të tjerë dhe sot ka mbajtur një qëndrim. Cili është ndryshimi mes një trupe gjyqësore që e ka dënuar më parë. Patën guximin që pasi policia e arrestoi të bënin një proces gjyqësor dhe tani e lirojnë me një letër të kryebashkiakut, që njihet si një njeri shumë i afërt me Ramën. Këtu ndahen dy pikëpamje. Drejtësia e korruptuar produkt i një politike të kapur.
Ylli Rakipi: Një moment interesant ishte PD në vitet 90’, çmendoni për PD në vitet 90’ dhe për PD sot?
Mendoj se kjo përmbledhje ishte pikëpamje opinionesh. Duhet pranuar se pas largimit të Berishës, PD u përball me një sfidë, pasi ai u identifikua me të. Nuk duhen mohuar meritat. Hapja e PD që unë po flas sot ka nisur prej 3 vitesh. Kryesia e re e PD përbehet 50% nga zonja. Dua të them se transformimi ka nisur.
Si i mendoni ju figurat e PD të viteve 90’ me ata sot?
Po te marrësh figura historike si Pjetur Arbnori, Azem Hajdari, Genc Ruli, Arben Imami janë figura që kanë dhënë kontribut të rëndësishëm. Këta që përmenda nuk janë kaq të njohur, por nga aftësitë janë me mendësi të ndryshme…
Basha: Cili është qëllimi i politikës? Ta bëjë jetën e qytetarëve më të mirë, ose më të lehtë. Ekipi i PD-së është një ekip i zgjedhur, jo i emëruar. Disa prej tyre çanë vetë, dolën në krye, disa pastaj u ndanë, pati hapje, mbyllje. Ekipi i ri PD-së është i votuar, është një risi. Kjo ishte një garë e vërtetë mes meje dhe të ndjerit Sokol Olldashi. 18 ditë e kanë transmetuar mediat. Një garë e vërtetë, e paprecedentë. PD është përfshirë në një proces. Pyetja kryesore, është a është kjo frymë e votimit diçka që i shërben interesit publik apo jo.
Lubonja: Unë kam problem me këtë lloj diskutimit. Problemi më i madh ëjanë ato figura historike, duke nisur që nga Sali Berisha, Gramoz Pashko e me radhë. Një institucion funksionon mirë, kur themeluesit e kanë ngritur mirë.
Gramoz Pashko nxori çekun e bardhë. S’po flasim për Berishën, se Berisha ka mëkatin që vazhdoi. Por këto figura që i quajtët historike kanë pasur ndikim historik.
Unë nuk fola për këtë Lul Berishën, por problemi i këtij dhe vajtjes së krimit deri në parlament, nuk e shikoj që ka vajtur me Edi Ramën kështu befas.
Për PD-në, dera është e hapur, problemi është kush po hyn aty. Kush hynë, sa hynë? Derën mund ta hap po nuk më vjen njëri. Këta të rinjtë vërtetë janë kështu, keni dëgjuar një nga këta të rinjtë të bëjnë një kritikë për Sali Berishën e me radhë? Po qe se nuk del me personalitet, profilin duhet ta mbash të ulur se kështu ta duan.
Bushati: Unë jam dakord me atë që ma parashtroi zoti Basha, që ka një fluks në PD-në, unë nuk i di CV-të i tyre dhe që publiku nuk i di CV-të e tyre është problemi kryesor në PD.
Po të bësh një sondazh se me çfarë karakterizohet PD-ja me fjalimet e Berishës në parlament apo këta njerëz që vijnë nga UET-ja? Hapja e dyerve nuk është një proces i futjes së njerëzve por këta njerëz të rinj janë bërë rrymë dominante në PD? A e kanë ndryshuar frymën e opozitës?..
(vijon)
KOHA JONË SONDAZH

