Basha: Ky buxhet po thellon varfërinë, po goditen shpresat e shqiptarëve

“Kur varfërohen qytetarët është e padrejtë të pasurohet qeveria, të fryhet buxheti i klikës së pushtetarëve. Ata që varfëruan njerëzit, futën ekonominë në krizë nuk kanë legjitimitetin t’ju rrisin shqiptarëve taksat. Buxheti i ri do godasë shtresën e mesme, shpresën e çdo kombi për rimëkëmbje. Do godasë punëdhënësit. Do të shkatërrojë mijëra vende pune. Do godasë shtresat në nevojë. Eshtë krim që qytetarët më të varfër të rajonit të paguajnë taksa më të larta. Po rrokullisen drejt greminës, por nuk duhen lënë ta marrin edhe Shqipërinë me vete.”- shkruan Basha.

Partia Demokratike dhe grupi i saj parlamentar prezantuan dje, 31 amendamente për paketën fiskale dhe Buxhetin 2015. Sipas deputetëve demokratë, buxheti dhe paketa fiskale që do të votohet sot në Kuvend rëndon dhe varfëron qytetarët. Deputetët e PD-së theksuan domosdoshmërinë që qeveria të marrë masa për të reduktuar shpenzimet dhe ulur taksat ndaj qytetarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?