Basha-Lajcak: Pas drejtësisë, sfida e zgjedhjeve te lira e të ndershme

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, zhvilloi një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, që mban aktualisht presidencën e BE-së, Miroslav Lajcak.
Lajcak e përgëzoi zotin Basha për angazhimin me pergjegjesi te larte dhe lidershipin e treguar ne procesin e arritjes se konsensusit, si një kontribut madhor për vendin dhe qytetarët. Zbatimi me sukses i reformës në drejtësi eshte i nje rendesie te madhe për integrimin dhe të ardhmen Europiane të Shqipërisë theksoi z. Lajcak.

Beteja e Partisë Demokratike në procesin e reformës në drejtesi ka qenë prej fillimit e deri në kurorëzimin e saj me sukses, një betejë për standardet dhe parimet Europiane të demokracisë, shtetit ligjor dhe për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, nenvizoi zoti Basha. Basha shprehu vleresimin e tij per perkrahjen dhe mbeshtetjen qe BE i ka dhene ketij procesi.

Sfida më e madhe që Shqipëria ka tani përpara janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, theksoi Basha. Lajcak e siguroi kreun e opozitës shqiptare për angazhimin dhe ndihmën e vendit të tij dhe të presidencës aktuale të BE-së, për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?