Basha letër Merkel: Sulmi synoi të godiste Gjermaninë si lider

Kryetari i PD, Lulzim Basha i ka dërguar një letër kancelares gjermane Angela Merkel duke e ngushëlluar për sulmin e një ditë më parë në tregun e Krishtlindjeve.

Në letrën që Basha i ka dërguar kancelares shpreh solidaritetin e PD, duke u shprehur se sulmi synonte të godiste Gjermaninë me rolin lider të saj në Europë dhe më gjerë.

Letra e Lulzim Bashës drejtuar kancelares Merkel

Swiss Digital Desktop Reklama

Zonjës Angela Merkel

Swiss Digital Mobile Reklama

Kancelare e Republikës Federale të Gjermanisë

Tiranë, 20 dhjetor 2016

E nderuar Zonja Kancelare 

Me dhimbje dhe indinjatë mësova mbrëmë për sulmin terrorist në Berlin ku shumë njerëz u vranë e u plagosën rëndë. Agresorët e shefat e tyre nuk synonin thjesht të vrisnin njerëz të rastësishëm në një treg Krishtlindjesh, por të godisnin Gjermaninë me rolin lider të saj në Europë e më gjerë, për mbrojtjen e vlerave dhe lirive tona. 

Më lejoni që në emër te Partisë Demokratike të Shqipërisë t’ju shpreh Ju dhe popullit gjerman solidaritetin më të fuqishëm. Ndërsa lutemi për viktimat, ngushëllojmë familjet e tyre dhe jemi pranë të mbijetuarve.

Sinqerisht i juaji,

Lulzim Basha

Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?