Basha, marrëveshje me shoqatën e fasonëve: Paga minimale në fund të mandatit 400 euro

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka firmosur sot, 8 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, marrëveshjen me shoqatën e bashkuar të fasonëve.

Në fjalën e tij me të pranishmit, Basha tha se fasoneria edhe pse është një nga sektorët më të rëndësishëm sa i përket punësimit, nuk është ndihmuar për 8 vite.

Sipas Bashës, rritja e pagave është një nga objektivat kryesore të programit të PD, dhe ndaj u zotua se “që në vitin e parë paga minimale do të jetë 300 euro dhe në vitin e katërt të qeverisje tonë 400 euro”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i opozitës, këtë marrëveshje e ka konsideruar si njё garanci shtesë e zotimeve të qeverisë së tij nëse vjen në pushtet, “për të shëruar, për ta rritur dhe transformuar fasonerinё nё njё sektor tё fuqishëm zhvillimi me investime kapitale”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lideri i opozitës theksoi se me taksën e sheshtë 9%, kontributet 18, heqja e “taksës Rama” 240 lekë mbi karburantin, kjo pjesë e paketës do të prekë gjithë ekonominë shqiptare e në veçanti sektorin e fasonerive.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?