Basha: Mbështetes Referendumin, një nga 5 pikat e PD-së
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, po zhvillon një konferencë me gazetarët, ku thotë se 9 kushtet e Bundestangut, janë paketa për zgjidhjen e krizës. Basha ka deklaruar se mbështet referendumin e thirrur nga Presidenti Ilir Meta. “Patjetër që mbështesim referendumi, është një nga 5 pikat e PD-së. Unë jam angazhuar tash dy vjet e gjysmë, një mekanizëm i demokracisë direkte”, tha Basha.
Pas vizitës katër ditore në Zagreb dhe Lajpcig, Basha tha se theksi që kanë vendosur drejtuesit më të lartë të BE-së sa i takon hapjes së negociatave ka qenë pikërisht përmbushja e kushteve nga ana e Shqipërisë.
“Kërkesa e parë e PPE është hartimi pa vonesë dhe miratimi i reformës zgjedhore duke vënë theksin te vullneti politik. Çfarëdo ndryshimesh që duhen bërë nuk kanë pikë vlere nëse nuk ka një mekanizëm për zbatimin e tyre. Bërjen funksionale sa më shpejt të Gjykatës Kushtetuese dhe vendosjen mbi procesin farsë dhe antikushtues të 30 qershorit me një vendim final dhe të prerë të Gjykatës Kushtetuese. Papajtueshmërinë totale me shit-blerjen e votave dhe thirrjen që të hetohen dhe çohen në burg të gjithë personat e përfshirë. Zbatimin pa ekuivok të ligjit të dekriminalizimit dhe nxit ngritjen sa më shpejt të SPAK dhe BKH”.
Një tjetër pikë e rëndësishme diskutimi ka qenë ekonomia. “Nga Gjermania vi me duart plot sa i përket mbështetjes me ekspertizë që shohin te Shqipëria një potencial të pashfrytëzuar”.
Deklarata e plotë
Mesazhet që sjell nga këto dy takime të mëdha police janë mesazhe shprese dhe pozitive për Shqipërinë dhe shqiptarët. Siç keni mundur ta ndiqni, së pari, fokusi i të dy takimeve përsa i përket Shqipërisë ka qenë tek mbështetja totale e Shqipërisë në Europë, e çeljes së negociatave dhe anëtarësimit të Shqipërisë ne be. Siç bëra në takimet e mia me krerët me të lartë të be, dua ta bëj edhe nga atiarna- të shpreh mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur në përgjigje të kërkesës sime dhe të PD dhe davaritjen e çdo keqkptimi, fake news apo propaganda e populistëve autokratë të Ballkanit për të mbuluar dështimin e tyre. Theksi që kanë vendosur drejtuesit më të lartë të BE ka qenë tek përmbushja e kushteve nga ana e Shqipërisë. Për ne shqiptarët kjo nuk është diçka e re. Prej 25 shtatorit, Bundestagu gjerman ka miratuar një Rezolutë, ku ka paralajmëruar se Shqipërisë do t’i hapen negociatat pas përmbushjes së 9 kushteve.
Prej ditës së enjte, pozicioni i Bundestagut, që shkon përtej qendrës së djathtë, pasi ai qeveris me të majtën e SPD, është edhe qëndrimi i PPE-së, që ka presidenten e grupin më të madh parlamentar në BE dhe kryeson. Është grupimi që ka presidenten e re të Komisionit Europian dhe gjysmën e Komisionit Europian, qeverisë së Europës së bashkuar, që ka grupin më të madh parlamentar në Parlamentin europian dhe që kryeson disa prej vendeve më të rëndësishme anëtare të BE, duke nisur natyrisht me qeverinë e Angela Merkel në Gjermani.
Kushtet që duhen plotësuar janë e zeza mbi të bardhë. Nuk lë vend për keqkuptime apo propagandë. Kësaj rradhe nuk mund të bëjë asgjë për të fshehur të vërteta e shkruara e zez mbi të ardhë.
1. Kërkesa e parë e këtij bashkimi më të madh politik në Europë, është miratimi pa vonesë i reformës zgjedhore.
2. Bërjen funksionale sa më shpejtë të Gjykatës Kushtetuese dhe marrja enjë vendimi prej saj për farsën e 3 Qershorit
3. Papajtueshmërinë totale me vjedhjen e votave dhe përfshirjen e krimit të organizuar në zgjedhje dhe hetimin në mënurë të suksesshme, jo për të lartë gojën, të atyre që kanë ndërhyrë në zgjedhje dhe kanë blerë vota.
4. Duke kërkuar zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, nxit ngritjen sa më shpejt të SPAK e BKH për të hetuar zyrtarët, politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar.
5. E konsideron tërësisht të pamjaftueshme situatën sa i përket luftës kundër krimit të organizuar, kultivimit masiv të kanabisit dhe të drogës dhe pastrimit të parave dhe shpreh nevojën urgjente që këtu të kemi ndëtimin e një regjistri bindës, jo thjesht të shfaqjeve por paralizimit, goditjes dhe çuarjes përpara drejtësisë dhe dënimit duke përfshirë politikanë, zyrtarë të lartë dhe organizatat kriminale. Bën thirrje për progres në rrugën e reformës e administratës publike si një katastrofë që nuk ka të dytë në Europë pwr nga politizimi i saj.
6. Shpreh mbështetjen për Partinë Demokratike në betejën e saj për t’i shërbyer interesave legjitime të shqiptarëve dhe aspiratës kombëtare për anëtarësim në BE.
7. Gjërat duhen thënë troç. Vetëm kështu ndihmohet shqipëria. Vetëm kështu ndihmohen shqiptarët.