Basha mbledh grupin për përmbytjet, listë kërkesash në drejtim të Ramës

Pasi pa në terren gjendjen e vështirë ku ndodhen mijëra banorë të jugut të vendit, kreu i PD-së Lulzim Basha thirri mbledhjen e grupit parlamentar.

Duke e cilësuar kabinetin Rama si qeveri të demagogjisë dhe mashtrimeve, Basha i kërkoi Kryeministrit:

“-Të shpallë gjendjen e emergjencës.

Swiss Digital Desktop Reklama

-T’i futen punës, të organizojnë me plane konkrete mbështetjen e banorëve të zonave të përmbytura, lehtësimin e gjendjes së tyre, plotësimin e nevojave të tyre të domosdoshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

-Të informohet media dhe publiku në mënyrë zyrtare, në çdo orë të ditës, për gjendjen dhe zhvillimet në zonat e goditura.

-Të përllogariten në vijimësi humbjet dhe të vendoset kompensimi i tyre konform ligjeve të vendit.

-Të marrin masa pa humbur kohë për të evituar përmbytjet dhe fatkeqësitë e evitueshme në zonat e tjera të vendit që mund të goditen në ditët në vijim nga reshjet dhe moti i keq.

-Të rishikohet buxheti i shtetit më qëllim alokimin dhe rritjen e fondeve për bujqësinë dhe mbrojtjen nga përmbytjet dhe moti i keq, duke hequr dorë nga investimet dhe shpenzimet e luksit dhe korrupsionit qeveritar”.

Përveç këtyre masave, lideri i opozitës kërkoi nga kundërshtari i tij politik përgjigje për disa pyetje:

“Pse ke ulur e shkurtuar investimet për bujqësinë, për hidrovoret, për kanalizimet, për kullimin, për veprat mbrojtëse të tokës dhe vendbanimeve? Pse i destinon paratë e taksapaguesve tek vila e gjethit, tek bunkarti yt, tek festa e dritave, e të tjera vepra luksi “Jessie James” dhe korrupsioni qeveritar, si ato që kemi denoncuar dhe nuk i çon aty ku janë nevojat me të mëdha për sigurinë e shtëpive, tokave, bagëtive dhe jetës të qytetarëve”.

Për Kreun e demokratëve, emergjenca më e madhe që ka vendi është papërgjegjshmëria e Kryeministrit, duke paralajmëruar edhe protesta.

“Dhe shumë shpejt kjo shumicë do të jetë aq e madhe e aq zëlartë për tu ndjerë rehat vetëm me hapësirën e jashtëzakonshme të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, apo sheshit Skënderbej apo të çdo sheshi tjetër në Shqipëri”.

Fjalës së Bashës nuk i mungoi falenderimi për të gjithë strukturat e shtetit dhe vullnetarët që po ju vinë në ndihmë banorëve të prekur nga kjo katastrofë natyrore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?