Basha mbledh Kolegjin e Kryetarëve për riorganizimin e partisë

Duke parë situatën politike, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbledhur në selinë blu paraditen e sotme kolegjin e kryetarëve. Mësohet se qëllimi i këtij takim është riorganizimi i partisë. Ditë më parë, Basha i ka deleguar vendimin krerëve të degëve të PD-së në rrethe që të ecin përpara me organizimin dhe përgatitjen për zgjedhjet e parakohshme, të cilat opozita i bashkuar i sheh si rrugën e vetme të zgjidhjes së krizës politike.

SHKARKO APP