Basha mbledh Kryesinë, vendoset ngritja e Komisionit Statutor
Një ditë para se të mbahet Kuvendi Kombëtar i PD i thirrur nga kreu Lulzim Basha, këtë mbrëmje në selinë blu është mbledhur Kryesia e partisë. Mësohet se vendimi i parë është ngritja e një Komisioni Statutor.
Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku, Ervin Salianji, Kreshnik Çollaku, Taulant Zeneli, Jonila Godole, janë propozuar që të formojnë komisionin e përhershëm statutor në PD.
Në rend dite do të jetë mbledhja e Kuendit Kombëtar, që do të nisë nesër në orën 11:00.