Basha mbledh grupin parlamentar pas humbjes në Dibër

Kreu demokrat Lulzim Basha ka thirrur grupin parlamentar demokrat që në orën 13:00 të zhvillojë mbledhjen e parë pas disfatës që opozita shënoi në zgjadhjet e Dibrës.

Nisur dhe nga reagimet e para të pas-zgjedhjeve pritet që mbledhja të zhvillohet në tone të forta, ku pritet që të shënohen dhe përplasjet e radhës të deputetëve kritikë me Bashën.

Kryedemokrati do të jetë i detyruar të sqarojë ligjvënësit e djathtë jo vetëm për rezultatin e Dibrës, por edhe për gjendjen e strukturave të PD-së në bazë, pasi pas pak muajsh, PD-ja pritet të nisë dhe betejën e madhe për zgjedhjet parlamentare të 2017-ës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?