Basha me aleatët, shfaqet papritur kreu i PDK-së Nard Ndoka

Opozita ka lëvizur çdo gurë që Reforma në Drejtësi, të kalojnë sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias dhe për tu siguruar që më 21 korrik nuk do të ketë befasi, sot kreu Basha ka mbledhur aleatët.

Mes tyre ai që u shfaq si surprizë, është Nard Ndoka, kryetar i partisë Demokristiane, i cili në zgjedhjet vendore të 21 qershorit ishte pjesë e koalicionit mazhoritar. Por Ndoka e ka bërë të qartë qëndrimin e tij, që nuk do të votojë një reformë që nuk ka konsensusin si nga opozita dhe nga maxhoranca.

Takimi nisi në orën 12:00 dhe pritet që të ketë një deklaratë për shtyp por pas takimet me ta, kreu Basha do vijojë takimin e përjavshëm me grupin, ku primare mbetet reforma në Drejtësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

R.Sh

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?