Basha me bizneset në Durrës: Programi i PD-së parashikon rritje vjetore me 15% e industrisë së turizmit

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë një takimi me bizneset turistike në Durrës, deklaroi se qeveria “Rama” gjatë këtyre 8 viteve ka aplikuar politika të gabuara dhe zbatim të gabuar të politikave të turizmit.

“Biznesi ia ka dalë vetëm ta rendisë Shqipërinë si destinacion turistik. Turizmi ndikon pozitivisht shumë sektorë të tjerë, si bujqësia, transporti. Programi ynë “Shqipëria fiton turizmin” me angazhime serioze. Dëshirat tona i tejkalojnë angazhimet tona. Dyfishim i numrit të të punësuarve në turizëm. Rritje vjetore 15% e industrisë së turizmit.

Një paketë financiare dhe fiskale për të kualifikuar fuqinë punëtore. Turizmi prioritet kombëtar, mbështetje me masa financiare, ligjore, fiskale. Shteti ka mundësi të bëjë shumë për turizmin. Prej 8 vitesh, shumë pak investime publike. Pas 25 prillit, një qeveri që r ka turizmin prioritet kombëtar”, u shpreh Basha.

Ndërsa sipërmarrësi i pranishëm në takim u shpreh:

“Kemi investuar vetë, pa asnjë mbështetje nga qeveria. Zinxhiri i furnizimit i dëmtuar nga rrudhja e turizmit. Kemi bërë përpjekje për ta regjistruar Shqipërinë si destinacion turistik. Stafet profesioniste kanë ikur jashtë”.

SHKARKO APP