Basha me biznesin e vogël: Mungesa e konsumit po çon biznesin drejt falimentimit
Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar sërish lidhur me takimet e zhvilluara me biznesin në Laprakë, ku përmes rrjeteve sociale ai u shpreh se mungesa e konsumit po çon biznesin drejt falimentimit. Në këtë kontekst, Basha deklaroi se Qeveria nuk ndihmon qytetarët.
“Tregtia dhe shërbimet janë në krizë të rëndë. Bizneset e shërbimit në Tiranë po falimentojnë nga rënia e konsumit. Kjo është situata kudo në Shqipëri dhe të njëjtat shqetësime ndanë me mua dhe tregtarët e zonës së Laprakës. Qytetarët nuk po marrin ndihmë nga qeveria, papunësia po shtohet dhe po rritet kosto e jetesës. FMN konfirmoi atë që i kemi kërkuar prej muajsh qeverisë Rama: të japë ndihmë financiare për të gjithë qytetarët. Qeveria Rama ka dhënë paketën më të vogël të ndihmës në Ballkan. Bizneset shqiptare meritojnë më shumë. Qytetarët e Shqipërisë meritojnë një qeveri që kujdeset për njerëzit, jo për vete. Është koha të ecim përpara. Është koha për ndryshim”, thekson në reagimin e tij, kreu i demokratëve, Lulzim Basha.
Tregëtia dhe shërbimet janë në krizë të rëndë. Bizneset e shërbimit në Tiranë po falimentojnë nga rënia e konsumit. Kjo…
Pubblicato da Lulzim Basha su Lunedì 7 dicembre 2020