Basha me demokratët e Durrësit: Nuk i njoh zgjedhjet e 25 prillit si legjitime! S’ka bashkëpunim me autorin e masakrës

Kreu në detyrë i Partisë Demokratik dhe njëkohësisht kandidat për kreun PD-së, thotë se nuk do t’i njohin si legjitime zgjedhjet e 25 prillit.

Në fjalën e tij para demokratëve të Durrësit, Basha është treguar sërish i prerë sa i përket një bashkëpunimi me Ramën, teksa theksoi se kryetari i PD-së hedh poshtë me neveri bashkëpunimin me autorin e kësaj masakre. Këto deklarata Basha i bëri gjatë një takimi me demokratët në qarkun e Durrësit.

Dy përgjigje të qarta dhe të prera për dy pyetje që shtrohen e rishtohen. Kryetari i Partisë Demokratike nuk i njeh zgjedhjet e 25 prillit si legjitime dhe përfaqësuese të vullnetit të shqiptarëve. Kryetari i Partisë Demokratike e hedh poshtë me neveri bashkëpunimin me autorin e kësaj masakre dhe i ftoj të gjithë shqiptarët të na bashkohen në të vetmen rrugë që ka një shoqëri e civilizuar, e në veçanti një shoqëri që është nisur për në destinin Europian. Mos ta pranojmë rënien e demokracisë, mos ta pranojmë mbivendosjen e vullnetit të pakicës mbi pakicën mbi vullnetin e shumicës por të bëjmë me gjithë format dhe mënyrat betejën tonë deri në rikthimin e legjitimitetit, demokracisë dhe përmes tyre ndryshimit për Shqipërinë dhe shqiptarët.’- u shpreh Basha.

SHKARKO APP