Basha: Me Ramën në qeveri u shënua numri më i lartë i të larguarve! Ne do t’i kthejmë Shqipërisë punën

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka postuar një videomesazh, me anë të të cilit rendit disa nga premtimet kryesore të Edi Ramës që sipas tij nuk janë mbajtur.

Kreu i opozitës thekson faktin se gjatë qeverisjes së Edi Ramës është shënuar numri më i lartë i të larguarve nga vendi.

Më tej, në mesazhin e tij, Basha thekson se angazhimi i opozitës së sotme me një plan konkret do të mundësojë që sipas tij “t’i kthehet puna Shqipërisë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama premtoi punësim për shqiptarët por sot numri i të larguarve nga Shqipëria është më i larti në Europë. Ne do të kthejmë shpresën për shqiptarët, ne do ta ndryshojmë Shqipërinë”, thekson Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?