Basha mesazh demokratëve: E di që nuk kanë qenë ditë të lehta. Qëllimi ynë rrëzimi i Ramës

Pak çaste pasi Komisioni për Rithemelimin e Partisë Demokratike publikoi rezultatet e një dite më parë për shkarkimin e kreut aktual të PD, Lulzim Basha lëshoi një mesazh për anëtarët, të cilët morën pjesë ditën e shtunë në Kuvendin Kombëtar të PD. Basha falënderon pjesëmarrësit, ku thekson se do të mirëkuptojë cilindo që ka mendim ndryshe brenda partisë. Po ashtu nënvizon se PD-ja ka një qëllim, rrëzimin e Edi Ramës.

Mesazhi i plotë

Të nderuar anëtarë të Kuvendit Kombëtar, të dashur demokratë e demokrate!

Swiss Digital Desktop Reklama

Ju falenderoj me mirënjohje për kontributin tuaj, për angazhimin dhe përkushtimin për të ardhmen e Partisë Demokratike.

Swiss Digital Mobile Reklama

E di që nuk kanë qenë ditë të lehta për ju, e di që keni qenë nën presion, por më mirë se kushdo ju e dini se këtu nuk bëhet fjalë për fatin e një individi, por për fatin e PD-së.

Ne duhet të vazhdojmë rrugën tonë, duke mirëkuptuar çdo njërin prej nesh që sot, për shumë arsye kanë mendime të tjera, por askush nuk është i tepërt, të gjithë janë pjesë e familjes tonë. Unë kam dëgjuar çdo kritikë dhe natyrisht i mirëpres pa asnjë paragjykim, sepse ne të gjithë së bashku kemi vetëm një qëllim, një Parti Demokratike të fortë dhe rrëzimin e Edi Ramës.

Mirënjohje dhe respekt për secilin prej jush.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?