Basha mesazh nga Kongresi i CDU: Plan për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha iu është drejtuar qytetarëve shqiptarë përmes një video direkte nga Kongresi i CDU-së në Gjermani. Basha tha se plani me 9 pika i Bundestagut gjerman është udhërrëfyesi për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza. Kryeopozitari Basha tha se në fokus të takimeve me zyrtarë të CDU dhe jo vetëm ka qenë integrimi i vendit në BE dhe çelja e negociatave.
”Dje kam pasur rastin të bisedoj nga afër me zyrtarë të CDU-së. Sot pres të takohem me ministren e Mbrojtjes, ku në fokus të bisedave ka qenë çështja e integrimit të Shqipërisë dhe hapja e negociatave. Plani me 9 pika dhe udhërrëfyes për nxjerrjen e Shqipërisë nga kriza”.
Nga ana tjetër, Basha tha se ai do të kthehet nga Lajpcigu me zemrën dhe duart plotë, sa i takon nxjerrjes së vendit nga kriza. ”Jam shumë optimist dhe nga Lajpcigu do të kthehemi me zemrën dhe duart plot sa i takon planit për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza dhe për ta futur Shqipërinë në rrugën e zhvillimit”.