Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-deputetit
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen para kohe nga jeta të ish-deputetit të PD, Bedri Çollaku.
Në mesazhin e tij ngushëllues, Basha thotë se, Partia Demokratike ka humbur një prej ekspertëve dhe politikanëve seriozë dhe të rrallë.
“Mësova me hidhërim ndarjen nga jeta të Bedri Çollakut, ish-deputetit të Partisë Demokratike dhe ekspertit të njohur të sistemit bankar. Shpreh ngushëllimet më të ndjera bashkëshortes Virgjinushit, vajzës Genta dhe djalit Erionit. Në këtë ditë të vështirë të humbjes së bashkëshortit të dashur, babait të rrallë dhe të përkushtuar, jemi pranë tyre me mendimin dhe lutjet tona. Me vdekjen e tij miqtë kanë humbur një njeri të mirë dhe profesionist të shquar, Partia Demokratike ka humbur një prej ekspertëve dhe politikanëve seriozë dhe të rrallë. U prehtë në paqe”, shkruan Basha në Facebook.
Bedri Hoxha u nda nga jeta diten e djeshme, pasi nuk mundi ta fitojë betejën nga Covid.
Mësova me hidhërim ndarjen nga jeta të Bedri Çollakut, ish-deputetit të Partisë Demokratike dhe ekspertit të njohur të…
Posted by Lulzim Basha on Sunday, December 20, 2020