Basha mesazh rinisë: Bëhuni gati drejt një të ardhmeje të paparë

Lulzim Basha i dërgon një mesazh të rinjve, ndërsa i fton ata që të bëhen pjesë e aksionit të opozitës. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Basha thekson se alternativa e PD do të fuqizojë dhe frymëzojë Shqipërinë.

”Alternativa jonë do ta fuqizojë, frymëzojë dhe do ta katapultojë Shqipërinë drejt një të ardhmeje të paparë ndonjëherë. Sepse transformimi teknologjik marramendës që po vjen, na i jep të gjitha këto mundësi.

Prandaj të gjithë të rinjve shqiptarë ju bëj thirrje nga kjo sallë “Bëhuni gati”: Ky do të jetë një rrugëtim që do t’ju vendosë në qendër të inovacionit, të edukimit dhe të mundësive të pafundme”,-shkruan Basha.

 

SHKARKO APP