Basha mesazh shqiptarëve: Dilni dhe vendosni me votën tuaj për vendin e të ardhmen tonë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar një video-mesazh për të gjithë shqiptarët, të cilëve u bën thirrje që sot të dalin masivisht e të votojnë.

Basha thotë se kjo është dita e shqiptarëve, të cilët me votën e tyre do të bëjnë të mundur të ardhmen e tyre.

Sot është një ditë e mrekullueshme për vendin tonë, është një ditë historike, është dita kur të gjithë ne kemi fuqinë në dorën tonë, të gjithë shqiptarët kanë fuqinë në dorën e tyre, të gjithë ju keni në dorë fuqinë tuaj, për fëmijët tuaj, për familjet tuaj, për vendin, për kombin. Sot është dita të dilni dhe të votoni masivisht. Të dilni dhe të bëni me votën tuaj, të mundur të ardhmen që dëshironi për familjen, për vendi tuaj dhe për veten tuaj. Sot është dita e Shqipërisë, është dita e demokracisë. Dilni masivisht dhe hidhni votën tuaj. Jam i lumtur që votën time e kam hedhur sot, në praninë e votuesve për herë të parë këtu në lagjen ku kam lindur dhe ku jam rritur dhe i bëj thirrje çdo djali dhe çdo vajze, çdo burri dhe çdo gruaje. Dilni masivisht dhe votoni! Kjo është dita juaj, është dita e demokracisë, është dita e Shqipërisë. Faleminderit! Zoti e bekoftë Shqipërinë!”

SHKARKO APP