Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 19:06 Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin nacional Qukës-Prrenjas, pranë urës së Torromanit, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke përfunduar jashtë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Basha mesazh të rinjve: Jepni shembullin e mendësisë së re, që t’iu ndjekin prindërit dhe e gjithë Shqipëria

Politikë E shtunë, 15 Janar 2022 16:55
Basha mesazh të rinjve: Jepni shembullin e mendësisë së re, që t’iu ndjekin prindërit dhe e gjithë Shqipëria
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryedemokrati Lulzim Basha, në një takim me të rinjtë e FRPD, tha se ka ardhur koha që rinia t’i japë fund tranzicionit.

Ai tha se të rinjtë duhet të japin shembullin e mendësisë së re, që t’i ndjekin prindërit dhe e gjithë Shqipëria.

“Sot dua ta ndaj në dy mënyra të cilat i kuptoni, për shkak të se me to ballafaqoheni çdo ditë. Një shoqëri ku ecën përpara për shkak të aftësive të tua Gisela, jo për shkak se kë njeh dhe vajza e kujt je. Kjo është shoqëri në të cilën i jepet mundësia të ecin përpara sipas aftësive të veta. Dhe ata që nuk i kanë këto aftësi, se jo çdokush i ka aftësitë të ecë përpara, për ta shoqëria kujdeset, nuk i lë prapa, nuk i lë në rrugë pa shtëpi, nuk i lë të hanë në kazanët e plehrave. Po shumica dërrmuese i kanë aftësitë të ecin përpara, për atë që janë, për atë që përfaqësojnë. Dhe këtë e garanton ligji, e garanton barazia para ligjit. Dhe për këtë përgjigjen politikanët. Të cilët, siç e keni parë në perëndim, edhe për një sanduiç që e kanë blerë me lekët e shtetit, japin dorëheqjen.

Dhe shoqëria tjetër, është shoqëria e patronazhit. Dhe kjo me siguri, ju kujton zgjedhjet dhe masakrën elektorale të 25 prillit, por patronazhi është shumë më i thellë se sa kaq. Është një koncept mesjetar, “unë jam mbreti, poshtë meje janë dukët, poshtë dukëve janë kontët, poshtë kontëve janë baronët”, secili prej tyre ekziston për shkak të shkallës që ka më sipër.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ai që është më sipër iu pret kokën, ose iu fal tokën. Ti nuk merr dot punë, po nuk u fut mik dikush tek unë, po s’qe vajza e dikujt që njoh, apo akoma më keq, siç e dimë fare mirë. E njëjta gjë vlen edhe për të drejtën e studimit. Ky është sistemi, këto janë shoqëritë e patronazhit, të tutelazhit, të kodoshllëkut që ta themi haptazi. Po kodoshllëkut politik në këtë rast, i cili buron nga maja e deri poshtë. Se nuk mundet një zyrtar i thjesht, në Tiranë apo në Lezhë, apo në Vlorë, i policisë, apo i kadastrës, apo i Drejtorisë së Arsimit, të sillet si kodosh në qoftë se nuk sillet i pari i vendit si kodosh.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Përndryshe merr atë që meriton. Ndodh, po merr atë që meriton nga ligji. Si do ta bëjmë këtë ndarje? Si do ta bëjmë këtë ndarje, që njerëzit të ecin përpara në bazë të meritës? Si do ta bëjmë këtë ndarje, që shpresa e vetme për këtë vend, motivi im i vetëm për këtë betejë, që jeni ju, është rinia, janë të rinjtë, janë fëmijët tanë, të ketë sukses dhe të mos kthehemi prapë në qerthullin e tranzicionit, të karrigeve të salduara, të fundshpinave të politiaknëve të salduara në të njëjtin rresht të parë të karrigeve, ku nuk lejojnë askënd tjetër, sepse aty ndajnë bashkë Shqipërinë si plaçkë.

Mund t'ju interesojë

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

12 Nëntor 2026, 16:03
Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

12 Nëntor 2026, 13:03
Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

12 Nëntor 2026, 13:02

Mund të zgjatem shumë për këtë temë, por një gjë e di, që forca më e madhe, energjia më e madhe, mendimet më të vyera dhe instrumenti më sigurt për t’i dhënë fund tranzicionit, jeni ju, është rinia. Rinia i dha fund diktaturës, rinia do t’i japi fund tranzicionit. Tani unë e di që Forumi Rinor i Partisë Demokratike ka një histori të gjatë, me shumë kapituj të lavdishëm përballjeje me të keqen, përballje me diktaturën, përballje me regjimet. Por ka dhe kapituj jo fortë të lavdishëm, të mbylljes, të tkurrjes, të krijimit brenda vetes të një sistemi jo të vlerave, po prapë të patronazhit.

Ku nuk ecje përpara për atë që përfaqësoje, që ishe gati të jepje, po se kë njihje e se besniku i kujt ishe. E pra, që t’i japim fund tranzicionit, duhet në radhë të parë ju të jepni shembullin. Ju duhet të jepni atë shembull, që t’iu ndjekin prindërit tuaj, sepse ju keni avantazhin keni mendësinë e re dhe pastaj do t’iu ndjekin prindërit do t’iu ndjek e gjithë Shqipëria”, u shpreh kryedemokrati.

Etiketat e lidhura

Lulzim Basha
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital
Para 46 minutash

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore
Para 48 minutash

Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore

OKB kërkon uljen me 6% në vit të emetimeve, Guterres paralajmëron për krizën klimatike
Para 50 minutash

OKB kërkon uljen me 6% në vit të emetimeve, Guterres paralajmëron për krizën klimatike

Kush ka përjashtuar me shumë nga partia, Berisha apo Rama?
Para 1 ore

Kush ka përjashtuar me shumë nga partia, Berisha apo Rama?

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 19 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 22 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
13 Nëntor 2026, 19:51

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.