Basha: Ndarja e politikës me krimin sapo ka filluar

Vendimin e KQZ për heqjen  e mandateve për 3 zyrtarët e lartë, kryebashkiakun e Kavajës Elvis Rroshi, dhe deputetët Dashamir Tahiri dhe Shkëlqim Selami, e ka përshëndetur edhe kreu i PD Lulzim Basha.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan se ndarja e politikës me krimin sapo ka filluar. Sipas tij, beteja është e gjatë dhe e vështirë sepse krimi ka mbrojtjen qeveritare, por ai thekson se asgjë nuk do ta ndalë nga rruga që na ndan me të keqen.

Postimi i Bashës

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndarja e politikes me krimin sapo ka filluar. Per te gjithe shqiptaret e ndershem kjo eshte nje fitore e shumepritur. Beteja eshte e gjate dhe e veshtire sepse krimi ka mbrojtje dhe mbeshtetje qeveritare. Por asgje nuk do te na ndale nga kjo rruge qe na ndan me te keqen dhe qe do te ndryshoje Shqiperine duke ndryshuar nga rrenjet politiken.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?