Basha: Në 8 janar nuk e thirra unë Policinë, e telefonuan deputetët nga brenda
Lulzim Basha thotë edhe njëherë tjetër se nuk ishte ai personi që telefonoi Policinë e Shtetit më 8 janar, gjatë protestës që po zhvillohej në oborrin e selisë.
I ftuar në emisionin “Pikat mbi i”, Basha akuzoi Policinë se nuk reagoi në kohë, siç edhe duhet të ndodhë kur konstatohet dhunë e shkelje. Ai e përgënjeshtroi duke shtuar edhe njëherë se nga selia e PD-së nuk ishte hedhur gaz mbi protestuesit.
”Jo nga unë, por nga deputetët ka pasur njoftime për dhunën sepse ka pasur njerëz të lënduar dhe brenda në sallë. E gjitha është një alibi. E di ku tregohet alibia, ndërkohë që kishin dalë deklaratat e kancelarive, policia akoma mendonte të ndërhynte apo jo”.