Basha në Berat, pritje entuziaste nga qytetarët dhe mbështetësit e tij

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është pritur me entuziazëm nga një grup mbështetësish, rrugës për në qytetin e Beratit.

Në këto pamje të publikuara në rrjetet sociale, kryedemokrati shfaqet i rrethuar nga një turmë, që brohoret: “Basha, Basha”, “Kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë”, apo “Rama ik!”. Kreu i opozitës nuk ka nguruar të bëjë foto me simpatizantët.

Bashkëngjitur me videon, kreu i selisë blu shkruan: “Rrugës për Berat, pritje entuziaste nga qytetarët e Dimalit (Ura Vajgurore) Shqipëria fiton”. Një pritje e ngrohtë është rezervuar edhe në Kuçove ku banorët i urojnë Bashës mirëseardhjen, duke thirrur në kor: “Fitore! Fitore”.

SHKARKO APP