Basha në Bruksel: Kemi mbështetjen e PPE

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ndodhej këto ditë në kongresin e Partive Popullore Europiane që u mbajt në Bruksel. Kreu i PD-së ka takuar personalitete të këtij forumi të partive të djathta, të cilët njëherazi janë dhe drejtues të qeverive dhe institucioneve në Bashkimin Europian. Në kthim nga Brukseli shprehet se ka marrë mbështetjen e PPE-së (Partive Popullore Europiane) për aksionin opozitar që po zhvillon në Shqipëri.

Presidenti i PPE Joseph Daul në emër të të gjithëve deklaroi qartë se “ne nuk mund të bëjmë kompromise me demokracinë, shtetin ligjor dhe lirinë e medias.” PD po lufton për të njëjtat vlera europiane në Shqipëri dhe në këtë betejë kemi mbështetjen e PPE, familjes sonë politike” shkruan Basha.

Ndërsa Basha zhvillonte takimet në Bruksel ku sqaronte qëndrimin e opozitës kundër qeverisë “Rama”, në Tiranë opozita zhvilloi protestën e gjashtë para parlamentit kundër qeverisë.

Protesta e sotme nuk u shoqërua me incidente serioze. Ndërkohë policia ka arrestuar 14 protestues me akuzën për akte dhune, gjë që ka sjellë dhe irritimin më të madh të qytetarëve.

VIDEO/Protesta e sotme e opozitës para Kuvendit 

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/2078580582271786/
Lexoni edhe…

FOTO GALERI/Çfarë ndodhi sot në tubimin e opozitës

 

SHKARKO APP