Basha në Durrës, sot starton Akademia Politike

Lektorë, personalitete politike të së djathtës e opinionit publik, ekspertë vendas e të huaj bëhen bashkë sot në Durrës, në nisjen e Akademisë Politike.

Partia Demokratike njofton se aktiviteti që do zgjasë tre ditë do të nisë sot në Durrës, në orën 15.30.

Swiss Digital Desktop Reklama
 Akademia është një organizim nga FLD, Fondacioni për Liri dhe Demokraci dhe FRPD, Forumi Rinor i PD.

“Akademia do të mbahet për tre ditë, e pjesë e saj do të jenë lektorë, personalitete të politikës, të së djathtës dhe të opinionit publik. Në të do marrin pjesë edhe ekspertë e personalitete të politikës nga Europa”- njofton PD.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aktiviteti organizohet në bashkëpunim me fondacionin Konrad Adenauer dhe do të celet sot nga kryedemokrati Basha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?