Basha në EPP: Të përmbyllet procesi i njohjes së Kosovës nga vendet e BE-së

Në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane, kreu i PD-së Lulzim Basha kërkoi që këto kohë të trazuara të jenë nxitëse për Europën, që t’i kushtojë më shumë vëmendje dhe të ushtrojë një ndikim më të madh për njohjen e Kosovës nga vendet që ende nuk e kanë bërë.

Po ashtu Basha ka kërkuar përmbylljen e marrëveshjes me njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që të dyja vendeve, t’u mundësohet anëtarësimi sa më i shpejtë në BE.

Ndër të tjera, kreu demokrat theksoi se popujt e rajonit, pa dallim, duan të shohin përpara për të ardhmen e tyre të përbashkët evropiane, dhe të lënë pas të kaluarën tragjike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?