Basha në Fier: I kam bërë thirrje Berishës t’i thërrasë mendjes. U kalua vija e kuqe

Në takimin me demokratët në Fier, Lulzim Basha tha se i ka bërë thirrje Sali Berishës që të mbledhë mendjen. Basha tha se më 8 janar në kundërshtim me thirrjet e tij u kalua një vijë e kuqe që na ndan dhe që duhet të na ndajë një herë e përgjithmonë.

Ai shtoi se dhuna nuk është mjet i demokratëve, pasi me dhunë as nuk shantazhohen dhe as nuk detyrohen demokratët dhe as institucionet e demokratëve.

“Demokratët na kanë dhënë shumë besim, askush prej nesh nuk ka të drejtën të abuzojë me këtë besim. Kjo ka qenë thirrja që i kam lëshuar për muaj me radhë dhe paraardhësit tim që t’i thërriste mendjes, që të vendoste para interesat e demokratëve.

Më 8 janar në kundërshtim me thirrjet tona u kalua një vijë e kuqe që na ndan dhe që duhet të na ndajë një herë e përgjithmonë. Dhuna nuk është mjet i demokratëve.

Me dhunë as nuk shantazhohen dhe as nuk detyrohen demokratët dhe as institucionet e demokratëve. As kryetari, as këshilli, as vetë degët. Nuk i përgjigjet dhunës asnjë demokrat.

Përgjigja jonë ndaj dhunës së qeverisë ka qenë dhe do të jetë e fuqishme, por brenda shtëpisë sonë, askush s’mund t’i vendoset tjetrit”.

SHKARKO APP