Basha në Kominitetin Mysliman uron besimtarët për Fiter Bajramin
Politikë E Enjte, 13 Maj 2021 10:06
Kryedemokrati Lulzim Basha, me rastin e festës së Fiter Bajramit, ka shkuar për vizitë në selinë e Komitetit Mysliman të Shqipërisë.
Nga atje, në një prononcim për mediat, Basha, i ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë Fiter Bajramin dhe agjërim të pranuar e shpresë të përtëritur.
“Gëzuar Fiter Bajramin, agjërim të pranuar, shpresë të përtëritur, Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja, Zoti e bekoftë Shqipërinë”, tha Basha.
KOHA JONË SONDAZH

