Basha në Kukës: Qeveria nuk po reflekton, po e çon zullumin edhe më tej
Basha prej disa ditësh ka nisur një tur takimesh me qytetarët në qarqe të ndryshme, duke ftuar ata të marrin pjesë në protestën që do të organizojë Partia Demokratike.
Papunësia, varfëria dhe shtrenjtimi i çmimeve, rritja e cmimit te naftës, ndërperja e energjisë elektrike, janë problematikat e qytetareve te Kukësit sot, ndersa dhe qeveria i ka lënë në harresë dhe pa investime.
Basha ka vijuar turin e bashkëbisedimit me qytetarët, duke u ndalur me banorët e Kukësit. Ata kanë shprehur shqetësimin për gjendjen tepër te vështirë ekonomike, papunësine e lartë dhe mungesen e investimeve.
Basha pasi ka dëgjuar banorët, është shprehur se “problemi është që në vend që të reflektojnë e të tërhiqen nga rruga e gabuar, po e çojnë zullumin edhe më tej.
Do ta rrisin çmimin e energjisë kur s’kanë hapur asnjë vend pune. Taksat po i rrisin prapë për 2015. 460 milion dollarë më shumë parashikojnë qe t’u marrin shqiptarëve”.
KOHA JONË SONDAZH

