Basha në Kuvend: Në këtë sallë ka kriminelë! Votoni vetingun në politikë
Kryedemokrati Lulzim Basha bëri akuzën e fortë nga foltorja e Kuvendit dhe tha se në atë sallë ka kriminelë e anëtarë të krimit të organizuar.
“Pirgu i letrave që na keni vënë përpara është një harxhim kriminal i parave të taksapaguesve të OSBE. Pse? Kjo nuk është gjë tjetër, veçse një koperturë që ju doni të hidhni mbi kuvendin. Këtu në Kuvend ka kriminelë, anëtarë të krimit të organizuar në kartelat e Europolit, të FBI, të DEA-s ka edhe bedelë të organizatave kriminale dhe këtu pas ulet dikush që ka përdorur fyerjet më të rënda, gjuhën më të ulët që njeh fjalori shqiptar, ndaj zonjave, tash 8 vite pa u hyrë gjemb në këmbë,” tha Basha.