Basha në Maqellarë: Ndryshimi po vjen, mos u dorëzoni edhe dy javë

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është pritur sot nga simpatizantë në Maqellarë të Dibrës.

Në fjalën e mbajtur Basha tha se ora e ndryshimit po afron, ndërsa u kërkoi mbështetësve që ta çojnë entuziazmin deri në fshatin më të largët.

“Zonja dhe zotërinj, të rinj e të reja, kurrë nuk e kam parë Maqellarën kaq plot. Ky nuk është thjesht një takim mes nesh. Kjo është një ftesë ndaj çdo Dibrani për t’iu bashkuar ndryshimit më 25 prill. Për t’iu bashkuar PD-së dhe Aleancës për Ndryshim. Të hapim rrugën e mirëqenies, ekonomisë, e punësimit, e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Këtë entuziazëm, këtë besim, ta çojmë derë më derë në fshatin më të largët, shtëpi më shtëpi, familje më familje. Te Të gjithë ata që besojnë rrugën e shpresës dhe ndryshimit. Të gjithë ata që për 8 vite me radhë u kërrusën, u gjunjëzuan, e humbën besimin te vetja e tyre. Ora e ndryshimit po afron për të gjithë ju”, tha Basha në fjalën e mbajtur para qytetarëve dibranë.

Kreu i selisë blu u takua edhe me disa përfaqësues të bizneseve, gjatë bashkëbisedimit me të cilët theksoi se ndryshimi po afron dhe qytetarët duhet të durojë edhe dy javë.

Serbatorët i mbushin dibranët në Maqedoni. T’i japim fund kësaj! Të votojmë të gjithë për ndryshimin dhe do të ndihet kudo. Heqja e terrorit të administratës tatimore do t’ju çlirojë nga ana psikologjike dhe do ndezë besimin në motorët e ekonomisë. Mos u dorëzoni, edhe dy javë të gjithë bashkë për ndryshimin”, shtoi kreu i PD.

SHKARKO APP