Akt i guximshëm i Bashës: Do çojmë në Kuvend ligjin anti-mafia, disa nene kundër oligarkisë
Lulzim Basha njoftoi sot se sa i përket Vettingut të politikanëve, javën e ardhshme do të përparohet ku do të përfshihet në kuadrin ligjor anti-mafia edhe nene kundër oligarkisë.
“Një lajm tjetër që i shtohet vettingut të politikanëve. Javën e ardhshëm ne do përparojmë me draftligjin e formuluar prej kohësh për të përfshirë në kuadrin ligjor, ligjin antimafia edhe nene kundër oligarkisë. Javën e ardhshme do të përparojmë me ligjin e formuluar prej kohësh për të fshirë në kuadrin ligjor anti-Mafia edhe nene kundër oligarkisë”, njoftoi Basha.
Në fakt oligarkia po vendos për paratë e buxhetit, për ndërtimet, për emrat se kush duhet të futet në politikë, duke i financuar që ti kenë në sallën e parlamentit për interesat e tyre private.
Do të jetë betejë e vështirë e kreut të PD-së kundër oligarkëve, pasi ata tash sa vite (dhe në vitet kur PD-ja ishte në pushtet) pikërisht oligarkët vendosin se kush duhet të qeverisë.
KOHA JONË SONDAZH

