Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 20:50 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit “Mirënjohje të pakufishme për burrat dhe gratë atdhetarë e të guximshëm, që mbështetën Partinë Demokratike në kushtet më të vështira! Vota juaj ishte para…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Basha në Përrenjas: Rama hapi shampanjë për vete, për shqiptarët mbylli derën e Europës

Politikë E diel, 11 Prill 2021 19:23
Basha në Përrenjas: Rama hapi shampanjë për vete, për shqiptarët mbylli derën e Europës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në vijim të fushatës elektorale, këtë të diel është ndalur në Prrenjas. ”Energjia jonë është e pandalshme”,-tha Basha gjatë një takimi elektoral ne këtë qytet. Nën thirrjet e qytetarëve, Rama ik!, Basha akuzoi kreun e qeverisë se e la vendin në vendnumëro 8 vite. ”Hapi shampanjë për vete, për shqiptarët mbylli derën e Europës. As 4 ditë, as 4 orë më shumë”,-tha Basha në Përrenjas duke shtuar se 25 prilli është dita kur ju i keni në dorë të gjithë politikanët. ”Vendi më i varfër, jo më karburantin më të shtrenjtë në Europë”.

Fjala e plotë

Mirë se ju gjej! Mirë se ju gjej vëllezër dhe motra! Mirë se ju gjej ju zonja dhe zotërinj, ju të reja dhe të rinj të Prrenjasit! Energjia e ndryshimit e ka pushtuar Prrenjasin për ta çliruar Prrenjasin dhe siç e thotë dhe kënga e fushatës tonë, energjia për ndryshim që ndjej sot në Prrenjas, pak më herët në Librazhd, në Elbasan e mbarë Shqipërinë është e pandalshme, unstoppable. Sepse ndryshimi ju e dini që po vjen për ju, siç beteja e 25 prillit po bëhet për njerëzit e thjeshtë të këtij vendi. Nuk po bëhet për atë që pati tetë vite kohë dhe jo vetëm nuk mbajti asnjë premtim, por zhyti Prrenjasin, Elbasanin, Librazhdin, Cërrikun, Peqinin, Gramshin dhe gjithë Shqipërinë në një mjerim të thellë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Na la në vend numëro, na la aty ku ishim tetë vite më parë. Premtoi hapjen e negociatave, që do të sillnin investime, që do të përmirësonin jetën e fermerëve, punëtorëve, do të përmirësonte shkollat dhe universitetet. Tetë vite hapi shampanjën për vete dhe dyert e emigracionit për shqiptarët, për të rinjtë dhe të rejat, të cilët janë larguar nga Shqipëria si asnjëherë më parë. 8 vite, tetë vite dështime, dështime dhe vetëm dështime dhe vjen të trokasë në derë dhe kërkon dhe katër vite të tjera. Cila është përgjigjja juaj? Cila është përgjigjja e nënave të Prrenjasit, për dështimet. Ju ka zbrazur vatrat, duke shkulur nga zemra fëmijët e tyre duke jua çuar në emigracion. Cila është përgjigjja e baballarëve të papunë e të ç’punësuar e të fermerëve pa subvencione? Cila është përgjigjja e rinisë së Prrenjasit? Padiskutim që jo. As katër ditë, as katër orë më shumë. Me 25 prill vjen ora, vjen dita për ndryshim. Sepse 25 prilli ndryshe nga çdo të besonte ai nuk është dita e partive por është dita e popullit, është dita e njerëzve, është dita kur ju keni në dorë të gjithë politikanët.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ju i keni në dorë partitë me votën tuaj, ju vendosni. Do të vazhdojmë dhe katër vite si këto tetë vite apo do të votojmë për ndryshim në çdo fushë e mbi të gjitha në fushën e ekonomisë. Kjo është drama më e madhe e familjeve shqiptare. Dje nga Bulqiza, dje nga Klosi dhe sot nga Përrenjasi dua të përsëris se minatorët shqiptar do të kenë brenda gjashtë muajve të parë të qeverisjes së Partisë Demokratike dhe të koalicionit tonë për ndryshim statusin e minatorit sipas parimeve të të drejtave të Bashkimi Evropian.

Mund t'ju interesojë

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

12 Nëntor 2026, 16:03
Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

12 Nëntor 2026, 13:03
Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

12 Nëntor 2026, 13:02

Si kundër bashkërisht me Evropën dhe me Amerikën do të hapim dyert e mbyllura të oportuniteteve, të investimeve të huaja, dyert e subvencioneve për fermerët, dyert e për studentët dhe për pedagogët. Ne do të bëjmë të mundur që vendi ynë Prrenjasi, Elbasani, Shqipëria e bekuar nga zoti por e harruar dhe e lënë pas në këto tetë vite të bëjë përpara, te jetë edhe njëherë jo në bisht të çdo vendi tjetër të rajonit e të jetë në krye, e di për çfarë jemi në krye, për çmime karburantit jemi të parët botë, jemi të tretët faktikisht, me Suedinë dhe me Singaporin. K

y paradoks do të marrë fund, ky paradoks mund të marrë fund, ky paradoks duhet të marrë fund me votë ne bashkuar të shqiptarëve për ndryshim. Por që kjo të ndodhë, dëshira dhe etja për ndryshim të çdo familjareje dhe familjari, të rinj dhe të reja, dëshira për ndryshimin e miqve tuaj, e rinisë tuaj, është e aftë të buçasë nga kraharori juaj, siç buçet sot Prrenjasi, siç buxhet e gjithë Shqipëria. Më 25 prill të dalim masivisht në kutitë e votimit, të djathtë e të majtë, të gjithë bashkë për ndryshim! Që t’i prini këtë ndryshim për Partinë Demokratike, për numrin 9. Ju do të votoni jo për partitë, por për veten tuaj.

Zgjedhjet nuk bëhen për partitë, por për familjet tuaja. Votoni për Shqipërinë drejt europës, votoni për ndryshimin, votoni për mirëqenien, votoni për rininë, votoni numrin 9 për ndryshim! Bashkë për ndryshim, Prrenjasi fiton, çdo banorë i Prrenjasit fiton, bashkë për ndryshim! Shqipëria fiton!

Etiketat e lidhura

Lulzim Basha
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 4 minutash

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…
Para 9 minutash

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS
Para 23 minutash

Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS

Bilanc tragjik nga aksidentet, 3 viktima dhe 5 të plagosur në Rrugën e Arbrit dhe Thumanë
Para 32 minutash

Bilanc tragjik nga aksidentet, 3 viktima dhe 5 të plagosur në Rrugën e Arbrit dhe Thumanë

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 20 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 23 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
13 Nëntor 2026, 19:51

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.