Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 20:45 Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik… Edi  Rama shkruan në postimin e darkës në facebook: “Rekomandojmë nisjen e përgatitjeve gjatë vitit 2027 për TRAKTATIN E ANËTARËSIMIT TË SHQIPËRISË në Bashkimin…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Basha në Shkodër: As PSD, as PS, por regjimi Rama-Doshi vodhi zgjedhjet dhe të ardhmen e shqiptarëve

Politikë E mërkurë, 19 Maj 2021 11:13
Basha në Shkodër: As PSD, as PS, por regjimi Rama-Doshi vodhi zgjedhjet dhe të ardhmen e shqiptarëve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shkodra është ndalesa e rradhës e kreut të PD-së, Lulzim Basha pas zgjedhjeve të 25 prillit. PD nuk e ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve parlamentare dhe Basha ka nisur një tur takimet. Në fjalën e tij, Basha përballë strukturave dhe qytetarëve shkodranë, tha se ky qark është një nga skemat e krimit zgjedhor. Ai hodhi akuza ndaj Edi Ramës dhe Tom Doshit, duke thënë se blenë mjerimin e shqiptarëve. kreu i PD-së thekson se e kupton mërzinë e shkodranëve, por shprehet se ata janë të gatshëm për të hedhur hapin tjetër. Basha ka premtuar se do e çojë betejën e 25 prillit deri në fund pasi pretendon se zgjedhjet ishin një masakër elektorale ku u vodhën e manipuluan votat.

Fjala e plotë

Mirësejugjej zonja dhe zotërinj! Mirë se ju gjej drejtues, kryetarë të degëve të Partisë Demokratike të qarkut të Shkodrës! Zonja kryetare e Bashkisë, kandidat për deputet, drejtues të strukturave, kryetar të grupseksioneve, anëtarë të kryesisë, të rinj dhe të reja,

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

I nxitur edhe nga mesazhet tuaja nga shumë prej jush, ndoshta disa nuk ndodhen këtu, anëtarë, demokratë, por që i përfaqësoni ju, edhe prej një nxitje të brendshme se disa fjalë nuk mund t’i thoja në vend tjetër përveçse këtu në Shkodër, sikundër disa fjalë të tjera s’mund t’i thoja askund tjetër përveçse në Elbasan e kështu me radhë.

Prandaj ndodhem sot këtu me një mesazh të qartë dhe shpresoj jo fortë të gjatë, por për të cilin dua t’ju shoh në sy dhe kërkoj vëmendjen tuaj të plotë. Sepse e di që jeni të mërzitur, e di që jeni të zhgënjyer, e di që jeni të zemëruar, sikundër e di që jeni të gatshëm, siç ka qenë Shkodra përherë për hapin tjetër. Më lejoni pra ta filloj arsyen e vërtetë pse ndodhem sot këtu, nuk jam këtu as për të kërkuar simpatinë dhe as

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

duartrokitjet tuaja, sepse në fakt duartrokitjet janë për ju dhe për mijëra demokratë të Shkodrës që qëndruan në këtë betejë në mënyrën më të fuqishme, në rrethanat më të pamendueshme. Dhe që ta them këtë në qytetin ku kam ardhur çdo 2 prill, me përjashtim të këtij viti për shkak të agjendës elektorale për t’u përkulur përpara katër martirëve, është guxim i madh.

Mund t'ju interesojë

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

12 Nëntor 2026, 16:03
Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

12 Nëntor 2026, 13:03
Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

12 Nëntor 2026, 13:02

Por më lejoni të shprehem se pse i them këto fjalë dhe pse mendoj kështu. Sot nga Shkodra e krenarise kombetare më vjen keq të pohoj se jemi në një nga skenat e krimit të 25 prillit. Këtu hileja e regjimit Rama-Doshi fshehu koncesionin e Partisë Socialiste si kamuflazh nën siglën e PSD-së.

Por sikurse e dinë shkodranët dhe e gjithë Shqipëria, nuk ka PSD. Ka një ndërmarrje të përbashkët të Edi Ramës dhe të Tom Doshit për të fshehur nën siglën e kësaj ndërmarrjeje, të padëshiruarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nuk ka PSD, sepse ka tre kandidate të dalë nga masakra zgjedhore e 25 prillit, që të tre drejtorë të Partisë Socialiste. Nuk ka as PSD, as PS, por është regjimi Rama-Doshi që bleu me paratë e grabitura të shqiptarëve mjerimin që j’ua ka shtruar në sofra çdo familje shkodrane dhe shqiptare.

E kështu pra, fatkeqësisht, Shkodra e njerëzve me shpirt fisnik nuk përmendet për gjigandët e kulturës që e ndritën imazhin e kombit, por përmendet për Tom Doshin që është bërë i famshëm përtej Atlantikut për aferat e tij kriminale dhe korruptive si një nga kokat e gjarprit që ka shtrënguar dhe po asfikson Shqipërinë në morsën e krimit dhe të korrupsionit.

Si asnjë herë tjetër, shteti u përvesh me të gjitha mjetet në aleancë me krimin kundër opozitës, kundër Partisë Demokratike për të tjetërsuar vullnetin e shqiptarëve. Të gjithë jemi dëshmitar se si i derdhën lumë paratë e korrupsionit dhe i përdoren banditët për të shantazhuar, intimiduar dhe blerë votuesit. Në mënyrën më të paimagjinueshme që nga kohërat më të egra të diktaturës.

Dhe në fakt e pamendueshmja ndodhi këtu në Shkodër, ku për herë të parë në 30 vite Tom Doshi dhe banditët e tij detyruan të largohet dhe të mbyll mbledhjen një ambasadore perëndimore, pasi grabitën në sy të saj një të ri shkodran i cili pati guximin të ngrihej në këmbë dhe të thoshte: këtu po blen vota Tom Doshi.

Etiketat e lidhura

Lulzim BashaPDShkoder
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…
Para 1 minute

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS
Para 15 minutash

Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS

Bilanc tragjik nga aksidentet, 3 viktima dhe 5 të plagosur në Rrugën e Arbrit dhe Thumanë
Para 24 minutash

Bilanc tragjik nga aksidentet, 3 viktima dhe 5 të plagosur në Rrugën e Arbrit dhe Thumanë

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital
Para 1 ore

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 20 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 23 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
13 Nëntor 2026, 19:51

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.