Basha: Në Shqipëri, çmimi i naftës më i larti në botë
drejtpërsërdrejti në mirëqenien dhe rritjen e kursimeve në xhepat e tyre.
Ata po kështu po përfitojnë nga çmime më të ulura që vijnë nga ulja e kostove të mallrave e shërbimeve, të cilat e kanë transportin një zë përbërës nga më të rëndësishmit e këtyre kostove. Kjo ka rritur fuqinë blerëse dhe po jep ndikim edhe në rritjen e konsumit kudo në botë”, tha ai.
Duke shtuar se çmimi i karburanteve në Shqipëri vazhdon të jetë ai që ka qenë tre muaj më parë, ndër më të lartët në botë. Jo pak më i lartë, por shumë më i lartë se çmimi në vendet e zhvilluara të Europës.
Dhe kur fuqia blerëse e shqiptarëve sipas tij, është 3 herë më e vogël se fuqia blerëse mesatare e konsumatorëve Europianë atëherë çmimi i naftës në Shqipëri përbën një rekord “Guiness”.
“Pse nuk reflektohet në Shqipëri ulja me 40 përqind e çmimit të karburanteve në tregun global?
Arsyeja është e dyfishtë: Në njërën anë janë taksat e larta që ka vendosur kjo qeveri, ndër më të lartat në rajon, Europë e në botë.
Në anën tjetër është kontrabanda, evazioni, informaliteti gjigand, i lejuar, nxitur dhe koordinuar nga qeveria, nga kupola mafioze qeveritare me klientët e saj që operojnë në fushën e prodhimit, importimit dhe tregtimit të karburanteve”, argumentoi Basha.
KOHA JONË SONDAZH

