Basha në SPAK: Drejtësia belge konfirmoi të vërtetën. PD do luftojë kundër krimit të organizuar

Kreu i PD-së, Lulzim Basha pas daljes nga SPAK, për mediat tha se drejtësia belge në lidhjen me dosjen ”Toyota Yaris”, konfirmoi të vërtetën. Ai tha se është thirrur si dëshmitar që ka për këtë dosje. Po ashtu i’u përgjigj edhe pyetjes pse prokurorët belg kanë interes të dinë dëshminë e Bashës, tha se ka pasur një komunikim të mirë me ta.

“Kam konfirmuar edhe njëherë të vërtetën dhe kanë hedhur poshtë gënjeshtrat. Çështja në Belgjikë nuk është mbyllur, siç ka ndodhur çështja këtu. Hetimi në Belgjikë vazhdon dhe drejtësia belge është e vendosur t’i shkojë deri në fund. Në këtë kuadër për herë të dytë do të bashkëpunoj me drejtësinë belge, me drejtësinë e çdo vendi partner në luftën kundër korrupsionit.

E bëj këtë me vetëdijen se ky është mision që i përket të gjithë shqiptarëve. Siguroj shqiptarët se unë dhe PD jemi në dispozicion të drejtësisë belge dhe drejtësisë në tërësi dhe do jemi proaktivë në luftën tonë kundër krimit të organizuar, duan apo nuk duan të dyshuarit, të pandehurit, të korruptuarit ”non-grata” të shpallur apo të pashpallurit”.

SHKARKO APP