Basha nga Brukseli: Me qytetarët shqiptarë dhe me partnerët, do ta ndalim të keqen
Kështu u shpreh, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në Bruksel, gjatë një interviste pas punimeve të Asamblesë Parlamentare të Partive Popullore Europiane.
Duke shtuar seprej më shumë se gjashtë muajsh, qeveria sistematikisht po asgjeson çdo hapësirë institucionale ku opozita dhe shumica të bëjnë debat, të bëjnë transparencë para qytetarëve shqiptarë për çfarë po ndodh në Shqipëri.
Kjo është arsyeja pse, opozita shqiptare, Partia Demokratike dhe ai personalisht, sipas tij, u janë drejtuar drejtpërdrejt qytetarëve shqiptarë.
“Problemet e tyre, shqetësimet e tyre, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me situatën e rënduar ekonomike në vend, me rritjen e çmimit të energjisë dhe taksave për vitin e ardhshëm, me dhunën dhe paligjshmërinë qeveritare me pronën dhe jetën e qytetarëve, me instalimin në vend të një shteti policor i cili vepron kundër rregullave të shtetit ligjor, pra të ligjeve dhe kushtetutës së vendit. Këto janë shqetësime që i marrim drejtpërdrejtë nga qytetarët shqiptarë me raste konkrete të evidentuar me fakte të pakundërshtueshme. Këto janë edhe shqetësimet që po paraqesim këtu në Bruksel pranë institucioneve evropiane, pranë partive si motra, ku po gjejmë jo vetëm interesimin e tyre, jo vetëm shqetësimin e thellë për situatën në Shqipëri, por edhe përkrahjen e plotë për reaksionin opozitar”, ka shtuar Basha.
KOHA JONË SONDAZH

