Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 00:09 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka propozuar një formulë ndryshe për garën e Bashkisë së Tiranës, duke i kërkuar kreut të Partisë Demokratike, Sali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Ambasada Amerikane
  • Moti i keq
  • Reforma zgjedhore
  • Integrimi në BE
  • Liga e Kombeve
  • Kolapsi i Microsoftit
  • Samiti i NATO
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Ambasada Amerikane
  • Moti i keq
  • Reforma zgjedhore
  • Integrimi në BE
  • Liga e Kombeve
  • Kolapsi i Microsoftit
  • Samiti i NATO
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Basha nga Elbasani: Situatë e rëndë ekonomike, plani ynë me 5 pika urgjencë për bizneset

Politikë E premte, 2 Tetor 2020 17:40
Basha nga Elbasani: Situatë e rëndë ekonomike, plani ynë me 5 pika urgjencë për bizneset
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar takime me qytetarë dhe biznese të ndryshme në Elbasan.

Basha ka prezantuar planin me 5 pika për rimëkëmbjen ekonomike të bizneseve, të cilët sipas tij, janë në situatë të rëndë ekonomike dhe se plani i tij duhet të zbatohet me menjëherë si nevojë urgjente për bizneset.

Sipas planit të rimëkëmbjes ekonomike që ka prezantuar Basha, qytetarët dhe bizneset do të duhet të trajtohen me:

  • Çek 1000 euro për biznesin e vogël;
  • Pagesa mujore 160 mijë lekë për këdo që ka humbur punën;
  • Ndihma 200 mijë lekë në muaj për biznesin për çdo person që kthen në punë;
  • Shtesa mujore prej 20 mijë lekë për të gjithë pensionistët;

“Kërkesa ime është edhe sot që ky plan të nisë të zbatohet menjëherë vetëm e vetëm për nevojën urgjente të 1 milion shqiptarëve për mbijetesë”.

Njoftimi i Partisë Demokratike:

Kërkesa ime është që ky plan të nisë të zbatohet menjëherë  për nevojën urgjente të 1 milion shqiptarëve për mbijetesë.

Sot në qytetin e Elbasanit, bisedova me qytetarë dhe biznese rreth situatës së rëndë ekonomike, sociale dhe braktisjes së plotë nga qeveria. Qyteti është në depresion të plotë. Të rinjtë duan të largohen ndërsa bizneset kanë ulur qepenat. Qytetarët nuk kanë të blejnë ushqimet bazë apo ilaçet.

Qytetarëve dhe bizneseve i tregova për planin e rimëkëmbjes ekonomike. I shpjegova disa nga pikat e Planit të Rimëkëmbjes dhe disa nga përfitimet e drejtpërdrejta për ta dhe ekonominë në kolaps:

  • Çeku 1000 euro për biznesin e vogël;
  • Pagesa mujore 160 mijë lekë për këdo që ka humbur punën;
  • Ndihma 200 mijë lekë në muaj për biznesin për çdo person që kthen në punë;
  • Shtesa mujore prej 20 mijë lekë për të gjithë pensionistët;

Kërkesa ime është edhe sot që ky plan të nisë të zbatohet menjëherë vetëm e vetëm për nevojën urgjente të 1 milion shqiptarëve për mbijetesë. Batutat pa kripë të Edi Ramës as nuk hahen, as nuk pihen.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Basha u ndal në një farmaci ku ashtu si në Durrës ishin shtuar listat.

Farmacistja: Ka arritur puna deri aty që paracetamoli ka arritur 2 qind lekë, ai thotë më jep një kokërr, detyrohesh ja jep falas. Listat e gjata…

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Basha: Me listë?

Farmacistja: Edhe në farmaci me lista.

Basha: Dje isha në Durrës. Më tha një kolegia juaj të njëjtën gjë. Listat kanë filluar prej kohësh, por tani tha, kanë arritur nivele të papërballueshme për ne.

Mund t'ju interesojë

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

12 Nëntor 2026, 16:03
Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

12 Nëntor 2026, 13:03
Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

12 Nëntor 2026, 13:02

Farmacistja: Shume e kushtueshme, sepse receta e Covidit është shumë e shtrenjtë. Edhe nuk i thua dot jo, sepse të vjen për hall, nuk të vjen për qejf. Je i detyruar t’ia japësh!

Situata paraqitet aq e rënduar sa edhe konsumi i bukës ka rënë.

Shitësja: Bie konsumi, shkurtohet dhe punëtori! Imagjino, po, shkurtohet dhe punëtori! Me ça ta paguash kur s’ka punë? Kur s’ka prodhim? Me ça do e paguash punëtorin? detyrohemi të dyja mbulojmë një punëtor tjetër?!

Duke shpjeguar planin e rimëkëmbjes kreu i opozitës tha se problem kryesor për të nxitur konsumin është që njerëzit s’kanë lekë në xhep.

“Mundësitë ekzistojnë, sepse vendi nuk është një vend i varfër por një vend i vjedhur dhe po të ndalojmë këtë rrugë që na ka futur kjo qeveri, rrugë që na çon drejt kolapsit, të futemi në një rrugë zhvillimi normal. Kemi dalë përpara me këtë propozimin me 5 pika, planin me 5 pika që kemi propozuar, ku synimi kryesor është të nxitet konsumi dhe synimi i dytë është të mbështetet biznesi i vogël dhe bizneset në tërësi. Është plotësisht e mundur, prandaj ia kemi vënë në dispozicion tani. Propozimi ynë me 5 pika i ndihmon të gjithë ata që janë nën presionin më të madh të krizës. Në radhë të parë, ata që kanë humbur vendet e punës, në radhë të dytë biznesin e vogël, në radhë të tretë ata që do rimerren në punë për t’i stimuluar bizneset që t’i rimarrin në punë, me një ndihmë prej 200 mijë lekësh, për këdo që merr në punë, t’i japë 200 mijë lekë shteti, dyfishimin e ndihmës ekonomike, një 20 mijë lekësh të vjetër për pensionistët, për shpenzimet shtesë që kanë tani dhe pa diskutim mbështetje për shëndetësinë dhe arsimin”, – u shpreh Basha nga Elbasani.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/photos/a.3568709919846830/3568879546496534/

Etiketat e lidhura

bashaElbasan
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 5 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

Nations League/ Gjermania fiton në Beograd me gol të Brajan Grudës, Holanda turpëron Greqinë 7-0
Para 6 orësh

Nations League/ Gjermania fiton në Beograd me gol të Brajan Grudës, Holanda turpëron Greqinë 7-0

Negociatat për Ukrainën: BE-ja përcakton ekipin negociator evropian me institucionet dhe vendet E5
Para 6 orësh

Negociatat për Ukrainën: BE-ja përcakton ekipin negociator evropian me institucionet dhe vendet E5

Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)
Para 6 orësh

Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 5 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
Para 19 orësh

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

3 Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)
Para 6 orësh

Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)

4 Veliaj përjashtohet nesër nga PS-ja? Ngjela zbulon çfarë fshihet pas marrëdhënies me Ramën
Para 10 orësh

Veliaj përjashtohet nesër nga PS-ja? Ngjela zbulon çfarë fshihet pas marrëdhënies me Ramën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.