Basha nga Kukësi: Emigrimi nuk është zgjedhja e tyre, por oferta e vetme e kësaj qeverie për ta

Përmes një postimi në facebook, kreu i PD-së, Lulzim Basha shkruan se emigrimi nuk është zgjedhja për të rinjtë.

I ndodhur në Kukës, Basha shkruan se qeveria e ka harruar këtë qytet, dhe e vetmja alternative që u ka dhënë është emigrimi.

Në Kukësin e varfëruar e të harruar nga qeveria, të rinjtë kërkojnë mundësi për të punuar, mundësi për të jetuar, mundësi për të zgjedhur. Emigrimi nuk është zgjedhja e tyre, por oferta e vetme e kësaj qeverie për ta. Megjithatë i gjeta me zemrat plot me shpresë dhe me vendosmëri frymëzuese për ta ndryshuar këtë realitet, një orë e më parë. Faleminderit të rinjve dhe të rejave të Kukësit për mikpritjen prekëse, për bisedat dhe për frymëzimin që jeni dhe përcillni!”, u shpreh Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?