Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 10:18 Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka informuar sot lidhur me gjendjen e personave të lënduar gjatë protestës së djeshme. Sipas të dhënave paraprake…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Basha nis fushatën për kryetar të PD-së nga Kruja: S’ka vend në parti për këdo që është shpallur ”non-grata”

Politikë E hënë, 26 Qershor 2023 19:28
Basha nis fushatën për kryetar të PD-së nga Kruja: S’ka vend në parti për këdo që është shpallur ”non-grata”
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Kruja, Lulzim Basha ka nisur fushatën zgjedhore në PD, për të qenë ai kryetari i partisë zyrtare. Basha thotë se këto zgjedhje po bëhen në një kohë të vështirë dhe sfiduese. Po ashtu ish-kreu i PD-së thekson edhe se nuk ka vend në parti për këdo që është shpallur non-grata nga SHBA. ‘‘Sot ky është një mision i ri, ndoshta më i rëndësishmi që nga krijimi i kësaj partie. Partia Demokratike do të jetë e të gjithë demokratëve, nga themelusit te më i riu, apo më e reja mes nesh”,-shkruan Basha.

Postimi i plotë

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Para 17 orësh
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22

Është nder dhe respekt i jashtëzakonshëm ta filloj këtë proces brenda familjes sonë politike nga Kruja, simbol i qëndresës, i krenarisë, i bashkimit. Jam para jush për të kërkuar mbështetjen tuaj për të drejtuar Partinë Demokratike në një kohë të vështirë dhe sfiduese. Partia Demokratike nuk është e imja, as e ndonjë individi tjetër, por është e demokratëve, të cilët e kanë mbrojtur atë në ditë të vështira e pas çdo sfide i’a kanë dalë ta bëjnë atë edhe më të fortë. Jam i bindur se kështu do të ndodhë sërish, sepse këtë presin prej nesh shumica e shqiptarëve.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Jemi përballur me një fushatë në kufijtë e një lufte civile, me një arsenal mjetesh nga më të pistat, metodash nga më të ultat, për ta detyruar PD të futet në një konflikt me SHBA, për ta detyruar PD të bëhet mburojë e problemit personal të një individi. Ajo që sot është e sanksionuar në ligjet e PD dhe që dua ta rikonfirmoj edhe njëherë është se nuk ka vend në organet vendimmarrëse të Partisë Demokratike për këdo, lider, ish-lider, lider i ardhshëm, i cili shpallet non grata nga SHBA.

Ajo që është e rëndësishme për sot dhe të ardhmen e PD është se ajo do t’i mbetet besnike vlerave euroatlantike dhe interesave kombëtare. Ne do të bëjmë një lidhje me të djathtën historike, me dyert e mëdha që hodhën themelet e shtetit shqiptar, me njerzit e lirë dhe demokratë që ishin radha e parë e persekutimit komunist, me kontribuesit pas viteve ’90, të të gjithë të përjashtuarve dhe viktimave politike gjatë këtyre 30 viteve, që të ndërtojmë së bashku një histori të plotë të Partisë Demokratike.

Demokracia pjesëmarrëse, përfshirja e gjerë e anëtarëve të partisë, e qytetarëve, e intelektualëve, e grave, e sipërmarrësve dhe grupeve të interesit në ndërtimin e alternativës më të mirë. Aleanca Qytetare për Demokracinë, do të jetë koalicioni ynë për ta çliruar ekonominë dhe për t’i çuar përpara ndryshimet kushtetuese, që do të çbëjnë ato të 2008-ës, do të mundësojmë listat e hapura, vetting-un e politikanëve, votën e diasporës dhe kufizimin e mandateteve.

Sot ky është një mision i ri, ndoshta më i rëndësishmi që nga krijimi i kësaj partie. Partia Demokratike do të jetë e të gjithë demokratëve, nga themelusit te më i riu, apo më e reja mes nesh. Një parti moderne, që pasqyron shoqërinë dhe nevojat e saj, me të rinj e të reja, me profesionistë të ndershëm që duan vendin e tyre. Ky është modeli që duhet t’u japim shqiptarëve, si shembull i një ndryshimi që po ndërmarrim për të ndryshuar politikën e vendit.

Etiketat e lidhura

Lulzim Basha
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy
Para 5 minutash

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy

A mbahen në burg Meta dhe Veliaj si “koka turku” për në Bashkimin Europian?!
Para 15 minutash

A mbahen në burg Meta dhe Veliaj si “koka turku” për në Bashkimin Europian?!

Studentët sot protestë, ora 14.00
Para 48 minutash

Studentët sot protestë, ora 14.00

Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin
Para 59 minutash

Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 13 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 13 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 16 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 15 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.