Basha nis “Turin kombëtar të shpresës”

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nis javën e ardhshme një tur në 12 qarqe për të komunikuar drejtpërdrejt me qytetarët. Nisja e takimeve është vendosur sot gjatë mbledhjes që kreu i PD-së zhvilloi me drejtuesit e degëve të PD-së në gjithë vendin.

Takimet do të nisin të hënën më 4 nëntor në Elbasan. Më pas turi do të vijojë në të martën në Korçë, të mërkurën në Shkodër, të enjten në Vlorë, të premten në Krujë. Takimet do të vijojnë më pas në bashkitë e tjera.

SHKARKO APP