Basha: Nuk do lejojmë që Shqipëria të bëhet republika e krimit
Kretari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar përmes rrjetit social Facebook mbi ngjarjen e ndodhur në Tiranë dy ditë më parë, ku si rezultat i përplasjes me armë vdiq një shtetas dhe u plagosën 3 të tjerë.
Basha akuzon Qeverinë se burgun e ka për qytetarët, por jo për bandat.
“E keqja don të na përpijë, por kjo nuk do të ndodhë. Do luftojmë deri sa të fitojme. Lufta për dekriminalizimin e politikës dhe shtetit është misioni i cdo shqiptari, lufta që ia kemi borxh Shqipërisë, të ardhmes”, shkruan ndër të tjera kreu demokrat në Facebook, duke shprehur vendosmërinë e opozitës për të mps lejuar që Shqipëria të kthehet në republikën e krimit dhe mafias.
“A do e lemë Shqipërinë, vendin e fëmijeve tanë, te kthehet në Republikën e Krimit dhe të Mafias?
Dy ditë më parë Tirana u trondit nga atentatet e baronëve të drogës dhe krimit të organizuar. Kriminelë dhe policë të reparteve speciale, në krah të njeri-tjetrit, terrorizuan lagjet e kryeqytetit dhe akset kombëtare.
U bëmë si në vendet e humbura të Amerikës Latine – atentate, vrasje dhe pushtetarë të pafytyrë që luajnë në të dyja krahët.
Kaluan dy ditë dhe asgjë e qartë për ngjarjen por kapot e krimit që u zunë me arsenal armësh në makina u lanë të lirë. Jetojmë në një shtet ligjor apo shtetin e krimit?
Kjo është qeveria e standardeve të dyfishta. Burg, burg, burg…jane klithmat e përditshme të Kryeministrit – por burgun e paska për popullin jo për bandat.
Qyqarin e Lushnjes e lanë të vetëvritej në burg se dyshohej të kishte lidhur dritat e shtëpisë me të dyqanit. Babai hallexhi që punonte në dyqanin e tij prekte sigurinë publike.
Bandat që shëtisin me antitank, kapen dhe lirohen. Ata nuk prekin rendin publik. Për ta duhen më shume fakte, më shumë prova, më shumë kohë, thotë Vajmedeti.
A mund të lirohet dikush pa u bërë ekspertiza e armëve të gjetura?
Organizatat kriminale kontrollojnë sot qeverinë, ministrat dhe pjesë të organeve të rendit. Krimi ka kapur shtetin. Drejtues të lartë të administratës dhe shtetit dhe deputetë të PS janë faktuar të dënuar e të kartelizuar si kontigjent i krimit kombëtar dhe ndërkombëtar.
E keqja don të na përpijë, por kjo nuk do të ndodhë. Do luftojmë deri sa të fitojme. Lufta për dekriminalizimin e politikës dhe shtetit është misioni i cdo shqiptari, lufta që ia kemi borxh Shqipërisë, të ardhmes.
T'i dalim zot vendit, në ditë të vështira është obligimi i cdo atdhetari. O sot, o kurrë, të gjithë së bashku, t'i kthejmë qytetarit sigurinë, t'i kthejmë vendit dinjitetin”, shkruan Basha në rrjetin social.
KOHA JONË SONDAZH

