Basha: Nuk ka amnisti për Damian Gjiknurin dhe këdo që ka vjdhehur votat

Një ditë pas bërjes publike të paktit të ri mes PS-së, PD-së dhe LSI-së për nisjen e bisedimeve politike për reformën zgjedhore, kryedemokrati Lulzim Basha ka thirrur një konfencë të jashtëzakonshme për shtyp.

I shoqëruar dhe nga ekspertët e selisë blu për ccështjet zgjedhore, Basha sulmoi deputetët e asaj që njihet si “opozita e re” në Kuvend, ndërsa theksoi se reforma zgjedhore është kusht i Bundestagut gjerman.

Basha tha nga selia e PD se kushtet e opozitës së bashkuar janë shkëputja e politikës nga krimi, ndëshkimi i krimit elektoral dhe marrja e vendimeve për Reformën Zgjedhore mes opozitës së bashkuar dhe mazhorancës.

“Lufta e krimit në politikë, ndëshkimi i krimit elektoral nga Dibra e kudo, ja dy kushte të opozitës së bashkuar. Pavarësisht, propagandës së shfrenuar të atij që për katër vite me radhë u mundua të anashkalojë kushtet e Bundestagut, faktet janë këto: Reforma Zgjedhore nuk do të diktohet nga qeveria e dalë me zgjedhjet e blera. Vendimet për Reformën Zgjedhore do merren mes opozitës së bashkuar dhe parlamentit monist+patericat e veta. Këto janë tre kushtet tona.

Këto janë tre konkluzionet e takimit të djeshëm, të cilat u arritën për shkak të presionit ndërkombëtar, për të shtyrë përpara axhendën e shëndoshjes së demokracisë së sëmurë në Shqipëri.

Një falënderim për Bundestagun gjerman dhe CDU/CSU, që i dhanë fund një periudhe të dëmshme, cinike në Shqipëri. Falënderim edhe për ndërkombëtarët në Tiranë, SHBA, BE, në veçanti britanikun, përmes tyre u vu në lëvizje mekanizmi i opozitës”, tha Basha.

Pyetje: Duket se ka inkoherencë qendrimehs, pasi keni legjitmuar atë që për shumë kohë e keni cilësuar si simbolin e krimit elektoral, Damian Gjiknurin.

Lulzim Basha: Nuk ka asgjë më të pavërtetë dhe naïve se kjo. Mund të rri këtu e të habitem sesi propaganda e Ramës ka arritur në këto nivele apo naivitei i njerëzve ka arritur në këto nivele, por kjo nuk është detyra ime. Detyra ime është t’ju tregoj fare qartë se teza se “u legjitimua Damian Gjiknuri” është një tezë e dalë direkt nga kancelaria e Edi Ramës dhe e shpërndarë përmes renegatëve dhe patericave të tij, pre e të cilës mund të ketë rënë edhe ndonjë naiv apo ndonjë person që ka pritshmëri jorealiste dhe revolucionare për mënyrën sesi duhet të ndryshojë Shqipëria. Shqipëria do të ndryshojë përmes të njëjtave mekanizmave që ndryshon dhe përparon Europa. Njëri prej këtyre mekanizmave është zbatimi i ligjit. Përsa i përket pyetjes konkrete, më lër të të jap një përgjigje fare konkrete. Në kushtet e Bundestagut është edhe “fillimi i ndjekjes penale dhe proceseve gjyqësore kundër atyre që lidhen me blerjen e votave në zgjedhje dhe ndjekjen serioze e të shpejtë të procedimeve.” Në rezolutën e PPE-së ky kusht është forcuar edhe me “arrestimin e përsonave të kapur në përgjime duke vjedhur votat.” I njëjti kusht përsëritet edhe nga Unioni Demoktatik Ndërkombëtar, ku, përveç Partive Popullore Europiane, përfshihet edhe partia në pushtet e SHBA dhe partia në pushtet në Britaninë e Madhe. Duke parë në sy qytetart dua t’ju them se nuk ka për të patur amnisti as për Damian Gjiknurin, as për Imer Lalën, as për Vangjush Dakon, as për Avdylajt, për askënd që është përfshirë në shitblerjen e votave. Dërgimi i tyre para drejëtësisë dhe aty ku e kanë vendin është prioritet absolut i PD-së, i opozitës së bashkuar dhe institucioneve euroatlantike. Ju lutem ta kuptoni realitetin, ashtu siç është. Këta janë të gjithë ushtarë të Edi Ramës. Stigmatizimi i procesit të reformës zgjedhore, nuk është gjë tjetër veçsee rënie viktimë e kësaj propagande. Synimi im është të largojmë fenomenin e Edi Ramës, personin e Rdi Ramës, qeverinë e Edi Ramës, bandat e Edi Ramës dhe të krijojmë kushtet që kurrë më, asnjë parti politike, asnjë individ të vendosë shqiptarët dhe Shqipërinë në kushte pengmarrje nga krimi. Për këtë, ne kemi një hartë rruge, një udhërrëfyes solid që është rezoluta e Bundestagut për të cilën dje kemi dhënë kontributin tonë, duke krijuar një proces për reformën zgjedhore:
1. jashtë parlamentit ilegjitim antikushtetues,
2. me konsnesus të forcave politike
3. që do të kalojë pa asnjë ndryshim, pas miratimit në nivelin politik.

SHKARKO APP