Basha: Nuk ka pushime për opozitën në gusht, vendi në krizë

Në një kohë kur është mbledhur komisioni i posaçëm i Reformës në Drejtësi, kreu i PD-së Lulzim Basha ka mbledhur gazetarët në një bashkëbisedim lidhur me zhvillimet politike në vend, si dhe për gjendjen ekonomike ku ndodhet Shqipëria.

Gjatë fjalës së tij, kreu Basha ka nënvizuar se gjatë muajt Gusht, opozita nuk do të ketë asnjë ditë pushim pasiqë do të prezantojë platformën e saj dhe do të marrë një vendim të cilin do ta bëjë publikë për të gjithë qytetarët.

“Opozita nuk i ka votat për të marrë vendime por të gjithë ju jeni dëshmitarë që opozita ka ndërmarrë dhe përfunduar dy nisma të rëndësishme të saj, siç është dekriminalizimi. Në mes të një situate, opozita me mbështetjen e qytetarëve ja ka dalë që ti imponojë konsensusin mazhorancës, së bashku me mbështetjen e ndërkombëtarëve, SHBA e BE.

Swiss Digital Desktop Reklama

Së dyti është edhe Reforma në Drejtësi, për barazinë ndaj ligjit, për barazinë para ligjit, për qytetarët e fortë përballë shtetit”, u shpreh në fillim të fjalës së tij, kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vijon …

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?